Drejt gjyqit
Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi aktakuzën ndaj ish-Presidentit të Republikës, Nicolas Sarkozy për "financimit të paligjshëm" të fushatës së tij në vitin 2012.
Hetimet zbuluan fatura fiktive të lëshuara për të fshehur tejkalimin me 18.5 milionë euro të pragut të lejuar prej 22.5 mln euro për shpenzime elektorale. Kompania e marrëdhënieve publike “Bygmalion” faturoi me 18.5 milionë euro qendrën e djathtë të drejtuar nga Sarkozy, duke pranuar parregullsitë. Megjithatë ka mohuartë ketë qenë e vetëdijshme për shpenzimet e padeklaruara.
Sarkozi, i cili shërbeu si president francez në vitet 2007-2012, mohon çdo përfshirje në skandalin në fjalë duke mohuar të kishte dijeni për shpenzimet e padeklaruara. Sarkozi humbi imunitetin presidencial nga ndjekjet ligjore një muaj pas përfundimit të mandatit të tij presidencial. Nëse eventualisht shkon në gjyq Sarkozy do të bëhet i dyti president francez ulur në bankën e të akuzuarve pas Zhak Shirak.
Add new comment