festivali
Këngët e Festivalit dhe antropologjia e artit
Holokausti po bëhet një fiksim për hebrejtë
Holokausti po bëhet një fiksim për izraelitët. Këtë mendon dhe shpreh shkrimtari hebre Abraham Yeshoua që merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Mantova me librin e tij “Tuneli”. Një kritikë jo për resepektin dhe përkujtimin e një ngjarjeje të tmerrshme historike, por ndaj një sjelljeje që po krijon patolgji.
"Mosbindja", filmi që tronditi festivalin e Torontos
E paragjykuar nga tërheqja seksuale gjatë viteve të adoleshencës për mikun e saj më të mirë, një grua kthehet në komunitetin ku ajo u rrit.
Kthimi i saj do të nxisë një histori dashurie mes vajzave të dy judenjve ortodoksë, - njëra prej tyre e bija e rabinit të Nju Jorkut. Një sprovë për të eksploruar kufijtë e besimit dhe seksualitetit.
Filmi «Mosbindja» me Drejtor, Sebastian Lelio bazohet në romanin e Naomit Alderman, ndërsa në rolet kryesore janë Rachel ëeisz dhe Rachel McAdams.
Nudot e pikturuara – spektakël ngjyrash dhe fantazie
Festivali Botëror i Pikturës Trupore i zhvillua këtë vit në Pörtschach të Austrisë. Trupa nudo të pikturuar e ku gjen shprehje fantazia dhe loja me ngjyrat dhe imazhet. Festivali ka nisur që në vitin 1998. Më poshtë disa prej nudove të pikturuara, me të vërtetë interesante:
“Tri ditë paqeje dhe muzike” –festivali i Woodstock
Festivali i muzikës (rock) i zhvilluar në Catskills në qytetin Bethel në shtetin e New York është cilësuar si një nga momentet kryesore në historinë e muzikës. Festivali – Woodstock Music&Art Fair – kishte një audiencë prej 400 mijë njerëzish dhe zhvillohej në tri ditë “Paqeje dhe muzike”. Një forograf i revistës “Life”, John Dominis, ofron këtë koleksion, i cili në një intervistë për revistën deklaroi se “ndonëse ishte më i madh sesa ata fëmijë që merrnin pjesë aty” kaloi një kohës shumë të mirë. Fotot flasin vetë për atmosferën:
Lutje perëndeshës Swasthani dhe zotit Shiva
Besimtarët hindu në Nepal luten në bregun e lumit Hanumante. Në Nepal po zhvillohet festivali i Swasthani Bratakatha që zgjat një muaj, sipas Shkrimeve të shenjta që i dedikohen Perëndeshës Swasthani dhe zotit Shiva. Gratë e pamartuara luten që të gjejnë një burrë të mirë, ndërsa gratë e martuara luten për jetëgjatësinë e burrave të tyre.