"Mosbindja", filmi që tronditi festivalin e Torontos
E paragjykuar nga tërheqja seksuale gjatë viteve të adoleshencës për mikun e saj më të mirë, një grua kthehet në komunitetin ku ajo u rrit.
Kthimi i saj do të nxisë një histori dashurie mes vajzave të dy judenjve ortodoksë, - njëra prej tyre e bija e rabinit të Nju Jorkut. Një sprovë për të eksploruar kufijtë e besimit dhe seksualitetit.
Filmi «Mosbindja» me Drejtor, Sebastian Lelio bazohet në romanin e Naomit Alderman, ndërsa në rolet kryesore janë Rachel ëeisz dhe Rachel McAdams.
Filmi mori komente shumë të mira pasi u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Por ajo që ka tërhequr më shumë audiencën dhe kritikën ishte një skenë e veçantë gjashtë minuta, ku të dyja dyja gratë përjetonin një akt të nxehtë seksual.
Të dyja aktorët janë pyetur rreth asaj se si u realizua kaq natyrshëm një skenë e tillë erotike. Rachel Weisz tha për Neë York Times, se ajo ndihmoi regjisorin të priste në montazh shumë orgazma nga versioni origjinal i skenës.
"Unë mendoj se të dyia u ndjemë shumë të ekspozuara por kishte dhe diçka me të vërtetë të ndjërë"- tha ajo dhe shtoi: "Unë nuk e di nëse aktorët burra e bëjnë ndonjëherë këtë pyetje, por gratë zakonisht e mendojnë. A është e vërtetë e nevojshme një skenë e tillë? Në këtë rast, ka një rëndësi kritike. E gjithë historia e ndrydhjes çon në atë moment. Unë mendoj se çlirimi i një orgazme të fuqishme ishte dhe një moment shpirtëror intensiv që ka të bëjë me lirinë"
"Ne ishim duke folur për gjithçka, përveç kësaj skene. Unë shpjegova se për mua ishte skena më e mirë e filmit. Ajo duhej të ishte e gjatë, me lëvizje dhe veprime shumë të thelluara në mendime, në mënyrë që shikuesi të përjetonte fuqinë e momentit, por gjithashtu të shfaqej në mënyrë të tillë që të ishte vërtet unike"- tha protagonistja tjetër, Rachel McAdams.
Add new comment