fajdet

Garancia sovrane, pa ndikim: Bankat po i shtyjnë bizneset drejt fajdeve

Postuar në 19 Maj, 2020 17:21

Qeveria pritet të ofrojë një garanci të dytë sovrane, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve për t’u rimodeluar, për shkak të mbylljes së tyre prej më shumë se dy muajsh nga covid-19.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, thotë se edhe me garancinë e parë, jo të gjitha bizneset që kanë aplikuar kanë mundur të përfitojnë, pikërisht për shkak të qasjes burokrate të bankave ndaj tyre. Për këtë arsye, shumë prej bizneseve janë detyruar të tërhiqen.

Rikthehen fajdet, shpëtim nga diktatura e bankave

Postuar në 15 Korrik, 2017 17:27

Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat.

Banka Qendore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër.

Kriza e Fajdeve - E parë nga një tjetër këndvështrim

Postuar në 06 Mars, 2017 10:24

20 vjet më parë në Shqipëri ndodhi kriza e fajdeve që në të vërtetë ishte katastrofë, një katastrofë kombëtare e shkaktuar jo nga natyra, por nga një udhëheqës, për të thënë më të paktën, i papërgjegjshëm, i cili, pasi vodhi, rrahu,  burgosi dhe vrau popullin, shkatërroi edhe vendin. Sot, nga ajo katastrofë ka mbetur ideja e rreme se një popull budalla u gënjye nga disa pronarë mashtrues të firmave piramidale, se mbyllja e firmave piramidale nga Sali Berisha e shpëtoi Shqipërinë, se firmat piramidale falimentuan, se i vetmi gabim i Sali Berishës ka qenë lejimi i firmave piramidale duke mos

Subscribe to RSS - fajdet