Rikthehen fajdet, shpëtim nga diktatura e bankave

Postuar në 15 Korrik, 2017 17:27

Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat.

Banka Qendore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër.

Fenomeni është përhapur për të dy kategoritë, si individët dhe bizneset, ndërsa vetë institucioni monetar ka pranuar së fundi se në ekonominë shqiptare ka një rritje të ndjeshme të parasë informale. Rrezikun më të madh Banka dhe autoritet e tjera e shohin në shtimin e monedhës euro, përdorimi në masë i të cilës ka sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit dhe ka detyruar institucionet të nisin një plan masash kundër përdorimit të saj.

Fajdet në Shqipëri kanë dalë si mundësi për qytetarët dhe sipërmarrësit sa herë që ka patur kriza dhe bankat nuk kanë dhënë kredi, ose gjatë periudhave kur ka patur shtim në treg të parasë informale.

Comments

Submitted by Lirua (not verified) on

Ky fenomen ka nje shpjegim, menyren e sjelljes se Bankave te nivelit te dyte, te cilat nuk jane jane zgjuar nga pergjumja qe kane qene qe nga viti 2009 e ne vazhdim.
Bankat duhet te sillen si te tilla dhe jo si fajdexhinj.
Nuk mund te japesh kredi ne menyren tradicionale si perpara 100 vjetesh.
Nese biznesi ka nje plane te besueshem biznesi, ka pjesmarje 30% ne financim, nuk mjafton ne shqiperi per te mare kredi.!!!
Kerkojne garanci hipotekore, qe eshte normale, por gjithashtu kerkojne Garanci nga bisnese te tjera dhe garanci personale nga ortaket.
Biznese fillestare eshte pothuajse e pa mundur te financohesh.
Banka duhet te jete institucion financiar qe vlerson riskun dhe mere risk ne kredi dhenie.
Nuk ka kredi me risk zero.
Kjo shellje duhet ndryshuar per ti nxitur bankat te japin kredi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.