Europa Universalis
Të mësosh historinë përmes video-lojërave
Vitin e kaluar, Nicholas Mulder, profesor historie në Universitetin Cornell, u kërkoi ndjekësve të tij në Tëitter që ta ndihmonin të kuptonte një lloj të ri studenti në leksionet e tij: lojtarët e videolojës Europa Universalis. Studentët vijonin të regjistroheshin në kursin e tij për Evropën moderne për shkak të lojës, ekzistencën e së cilës ai e mori vesh vonë. Bret Devereaux, profesor historie në Universitetin e Karolinës së Veriut, e pa postimin e Mulder në Tëitter si një mundësi për të shpjeguar një fenomen të ri.