erjus mezini

Arrestimi i Sali Berishës, një lajm i mirë për të gjithë

Postuar në 05 Janar, 2024 16:28

 

Nuk i besoj teorisë sikur gjoja Edi Rama e preferon Berishën në burg. Fletë-arrestet për Jamarber Malltezin dhe Sali Berishën dolën brenda katër javësh që nga kthimi i Altin Dumanit nga Shtetet e Bashkuara. U duk sikur Altin Dumanit ia terhoqën veshin në Uashington (vendi i cili bashkë me Berlinin kanë paguar pjesën më të madhe të reformës në drejtësi). Ajo që më duket më logjike nga gjithë kjo histori dhe madje lajmi shumë i mirë për gjithë shqiptarët është ky: lukunia e ujqërve në Tiranë kanë filluar të kafshojnë dhe të gjakosin njëri tjetrin.

Republika e Shqipërisë si formulë e shpopullimit

Postuar në 27 Nëntor, 2023 08:52

 

Që kur Taulant Balla u vendos nga eprori i tij (ndoshta pa u pyetur fare) në rolin e Ministrit të Brendshëm, vërehet një breshëri komunikatash dhe deklaratash për masat dhe për sukseset e reja. Ajo që ministri i ri dhe stafi i tij duket se duan të theksojnë është rreptësia e Policisë së Shtetit ndaj shkelësve dhe lufta kundra krimit në përgjithësi.

Nëse demokratët e duan vërtet Shqipërinë

Postuar në 15 Maj, 2023 23:48


Babë Rama

Postuar në 05 Nëntor, 2022 23:34

 

Kryeministri i vendit e ka pranuar herë pas here që Shqipëria ka pengesa të mëdha. Kur ishte në opozitë, për zotin Rama, pengesat e Shqipwrisë ishin klasa e vjetër politike dhe me siguri Sali Berisha. Kurse tani për kryeministrin tonë pengesa janë të pagdhendurit dhe…Sali Berisha, sërish. 

Sikur të taksohej budallallëku!

Postuar në 06 Shtator, 2022 22:11

 

Që në vitet e para të krijimit të tyre shtetet dhe perandoritë kanë shfaqur zell të jashtëzakonshëm në fushën e taksimit. Në Babiloni thuhet që njerëzit duhet të pagonin taksë për të varrosur të dashurit e tyre, në Romë duhet të pagoje taksë për të rritur dele apo për të peshkuar, në Bizant ishte e vështirë të diktoje një aktivitet apo burim të vetëm që nuk taksohej, kurse në Perandorinë Osmane taksohej mes të tjerash edhe besimi në Krisht dhe Jehvah (besimi në Allah nuk taksohej). 

A edukojnë shkollat shqiptare?

Postuar në 27 Janar, 2021 11:41

Shqipëria nuk duhet bërë, Shqipëria duhet zhbërë

Postuar në 01 Shtator, 2020 20:22

 

Kam kaq vite që bashkëbisedoj me bashkadhetarët për problemet e Shqipërisë. Një dëshirë e flaktë që i bashkon të gjithë është ajo e qeverisjes së vendit nga patriotët. Me pak fjalë, shumica e shqiptarëve duket sikur bëjnë supozimin që problemet e Shqipërisë janë menaxheriale dhe jo strukturore.

Teatri si sahan qensh

Postuar në 20 Maj, 2020 03:01

 

Qentë janë kafshë shtëpiake, lozonjarë të këndshëm, ndihmës të mirë dhe, mbi të gjitha, besnikë ndaj të zotit. Mirëpo këto veti të shkëlqyera të qenve supozojnë plotësimin e një kushti thelbësor: qentë janë ushqyer mirë. Në rastin e kundërt, kur qentë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, harrojeni çdo veti të mirë të tyre dhe përgatituni për të parë versionin më të keq të qenit: lehjet pa fund, egërsimin, tërbimin, dhëmbët që kafshojnë qentë e tjerë, por edhe të zotin, luftën e egër për mbijetesë.

Subscribe to RSS - erjus mezini