drejtoresha

PD: Artan Lame i dha tenderin burrit të drejtoreshës së tij (faksimile)

Postuar në 17 Tetor, 2015 11:56

Partia Demokratike vazhdon të denoncojë atë që quan skandal të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame. Në vijim te akuzave për korrupsionin me tenderat e ALUIZNI­t, ka deklaruar sot se, fituesi i tenderit prej 650 milione lekësh është bashkeshorti i Drejtoreshes së Sherbimeve Mbështetëse të Artan Lames. Në një deklaratë për media, kreu i Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelinku tha se afera e përlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodren, Fierin, Elbasanin, Tiranën 1, Tiranën 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milione.

Subscribe to RSS - drejtoresha