PD: Artan Lame i dha tenderin burrit të drejtoreshës së tij (faksimile)
Partia Demokratike vazhdon të denoncojë atë që quan skandal të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame. Në vijim te akuzave për korrupsionin me tenderat e ALUIZNIt, ka deklaruar sot se, fituesi i tenderit prej 650 milione lekësh është bashkeshorti i Drejtoreshes së Sherbimeve Mbështetëse të Artan Lames. Në një deklaratë për media, kreu i Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelinku tha se afera e përlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodren, Fierin, Elbasanin, Tiranën 1, Tiranën 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milione. “Vlera totale e ndarjes se parave së bashku me aferen e Durresit prej 650 milione lekesh, te cilen e denoncuam dje, shkon ne rreth 1 miliarde e 750 milione lekë, apo 1.5 milione USD. Njoftojmë Prokurorinë të veproje sa me shpejt, që të ndaloje pa u shpallur në buletinet e APP vendimet e javes se shkuar per zhvatjen e këtyre qindra milione lekeve për konsulenca, që ekzistojnë e po vjeterohen në sirtaret dhe serverat e ALUIZN-It”, tha ajo. Sipas saj, znj. Dervishaj është pikërisht personi qe hartoi termat e references së tenderit, kriteret kualifikuese, përjashtuese për të tjeret, dhe vini re, tenderin e fiton bashkeshorti i saj, z.Dervishaj.
Add new comment