Dr. Flori
Gruaja e Renit të Elbasanit letër Edi Ramës: Dua pension si gruaja e Dr.Florit
Vendimi i qeverisë për t’i dhënë pension të posaçëm familjes së Dr.Florit, këngëtarit që humbi jetën pas një overdoze droge, shkaktoi kaq shumë debat në mediat sociale. Por jo vetëm kaq. Bashkëshortja e një tjetër këngëtari tani pretendon se qeveria duhet t’i lidhë pension siç bëri me rastin e Dr.Florit raporton Mapo. Bëhet fjalë për Daniela Meçjan, gruan e Renato Hamzait, i njohur edhe si Reni i Elbasanit. Ajo i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kwrkon qw edhe pwr bashkwshortin e saj të zhdukur tw akordohet pension.
Qeveria, 500 mijë lekë pension të posaçëm mujor për familjen e Dr.Florit
Ndarja nga jeta e kantautorit të njohur Dr.Flori ishte një dramë për familjen e tij, por jo vetëm. Qeveria shqiptare ka menduar ta lehtësojë sadopak dhimbjen e tyre duke u akorduar një pension të posaçëm raporton Gazeta Tema. Ditën e sotme qeveria shqiptare ka vendosur t’i caktojë një pension prej 500 mijë lekësh të vjetra bashkëshortes dhe fëmijëve të ndjerit. “Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe për vitet në vazhdim të përballohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore.