Gruaja e Renit të Elbasanit letër Edi Ramës: Dua pension si gruaja e Dr.Florit
Vendimi i qeverisë për t’i dhënë pension të posaçëm familjes së Dr.Florit, këngëtarit që humbi jetën pas një overdoze droge, shkaktoi kaq shumë debat në mediat sociale. Por jo vetëm kaq. Bashkëshortja e një tjetër këngëtari tani pretendon se qeveria duhet t’i lidhë pension siç bëri me rastin e Dr.Florit raporton Mapo. Bëhet fjalë për Daniela Meçjan, gruan e Renato Hamzait, i njohur edhe si Reni i Elbasanit. Ajo i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama ku i kwrkon qw edhe pwr bashkwshortin e saj të zhdukur tw akordohet pension. Në fakt, Reni është zhdukur ne rrethana misterioze dhe ende nuk është gjendur.
Add new comment