doreheqja
Gramoz Ruçi dorëhiqet nga funksionet partiake
Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqje nga funksionet në Partinë Socialiste. Ai e ka njoftuar vendimin gjatë punimeve të Asamblesë së kësaj force e cila zhvillon sot mbledhjen e saj të radhës. Ruçi deklaroi se largimi bëhet për shkak të detyrës si Kryetar Kuvendi, e cila kërkon angazhim të plotë. Ruçi ka mbajtur deri më sot detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, prej nga ku duhet thënë se ka mbajtur kontrollin e një partie jo të lehtë për t’u menaxhuar.
Kryeministri u kërkon dorëheqje të gjithë drejtorëve të hipotekave
Kryeministri Edi Rama po zhvillon aktualisht një takim me drejtuesit e hipotekave(Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme)në rrethe nga të cilët ka kërkuar dorëheqje në bllok.
Përplasje mes presidentit francez dhe shefit të shtabit të ushtrisë që dorëhiqet
Kreu i ushtrisë franceze, gjenerali Pierre de Villiers, ka dhënë dorëheqjen pas një përplasjeje me presidentin Emmanuel Macron për shkurtimet buxhetore. Në një deklaratë publike, de Villiers u shpreh se ai “nuk mund të garantonte qëndrueshmërinë e modelit të ushtrisë që është i nevojshëm për të mbrojtur Francën”. Vendimi për shkurtimet buxhetore u mor me synimin për uljen e defiçitit buxhetor, ndërkohë që presidenti francez Macron ka qenë shumë i qartë:
LSI, partia e parë parlamentare me kryetare një grua
Petrit Vasili ka deklaruar se largohet nga drejtimi i LSI-së për t'i hapur rrugë Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës.
Pas Bojaxhiut, edhe Vasili i LSI-së jep dorëheqje. Humbësi më i madh, Lulzim Basha, thjesht Vetë - Ngriu
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen. Sipas një njoftimi që raportohet në media të ndryshme, Vasili thotë se dorëheqja bëhet për t’i dhënë hov riorganizimit të kësja partie pas zgjedhjeve të 25 qershorit. LSI-ja deklaroi se do të dilte forcë e tretë, ndërkohë që doli forcë e tretë. Vasili erdhi në krye të LSI-së, pas dorëheqjes së Ilir Metës, i zgjedhur president i Republikës. Do të shihet në vijim nëse Vasili do të rikandidojë, apo ky është thjesht një largim.
Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen si kryetar i Sfida
Përmes një postimi në profilin e vet në Facebook, Bojaxhi njofton tërheqjen nga detyra e kryetarit të partisë së tij Sfida, referuar rezultatit në zgjedhje, ku ai mori 0.22% të votave.
“Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
De Biazi jep dorëheqjen i përlotur në një konferencë në prani të Armando Dukës(letra e plotë)
Xhani de Biazi ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga drejtimi i ekipit kombëtar. Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Federatës së Futbollit, Armando Duka, De Biazi ka deklaruar se:
“Partia e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit”
Po sjellim këtu fjalën e Koço Kokëdhimës, mbajtur sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. Fjala e Kokëdhimës ka rëndësi, pse zotëria ka qenë agai i Edi Ramës për vite të tëra, instruktori dhe mentori. Për ata që njohin marrëdhëniet e të dyve, akti i tanishëm, është thjesht një provë e pabesisë karakteriale dhe organike të atij që sot është kryeministër. Sigurisht, shumëkush do të mendojë se këtu ka diçka personale. Njësoj si komentet apo lajmet që jepen për atë garrumbull njerëzish që quhet ende PS. Do thonë: lajme kazani, keqdashje.
Matteo Renzi njofton dorëheqjen
Matteo Renzi ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e kryeministrit të Italisë. Siç kishte bërë të ditur për mediat, ai doli në një konferencë për shtyp dhe në dritën e rezultatit të referendumit për reformën kushtetuese, deklaroi largimin.
“Populli italian ka folur në mënyrë të qartë”, tha Renzi duke shtuar se reforma synonte ndryshimin e elitave në një vend ku siç u shpreh ai “politikanët janë përherë të njëjtët njerëz”.
“Nuk ia dolëm kështu që karrigia që bie është ajo e imja. Përvoja ime me qeverisjen përfundon këtu”, tha Renzi ndër të tjera.