Pas Bojaxhiut, edhe Vasili i LSI-së jep dorëheqje. Humbësi më i madh, Lulzim Basha, thjesht Vetë - Ngriu
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen. Sipas një njoftimi që raportohet në media të ndryshme, Vasili thotë se dorëheqja bëhet për t’i dhënë hov riorganizimit të kësja partie pas zgjedhjeve të 25 qershorit. LSI-ja deklaroi se do të dilte forcë e tretë, ndërkohë që doli forcë e tretë. Vasili erdhi në krye të LSI-së, pas dorëheqjes së Ilir Metës, i zgjedhur president i Republikës. Do të shihet në vijim nëse Vasili do të rikandidojë, apo ky është thjesht një largim. Ai është drejtuesi i dytë që jep dorëheqje për shkak të rezultatit të zgjedhjeve, pas Gjergj Bojaxhiut të Sfida.
Add new comment