donatoret
Gafa që kushtoi 90 milionë dollarë
Gjithnjë e më shumë pengesa në rrugën e Joe Biden drejt një mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithë përpjekjen për të rikuperuar atë që humbi në sytë e opinionit gjatë përballjes me rivalin Trump, Biden mbajti një konferencë shtypi një orëshe. Por pavarësisht se u shfaq në formë më të mirë se në debatin televiziv, presidenti 81-vjeçar bëri sërish gafa dhe këtë herë akoma më të rënda.
Ai iu referua presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, si presidenti Putin.
2 miliardë për (Ri)Ndërtimin
Qeveria shqiptare, më saktë kryeministri, po e sheh procesin e rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si një mundësi për të krijuar komunitete. Me këto ndoshta duhet të kuptojmë kalimin nga fshatra apo qyteza që konsistojnë në grumbuj banesash ku jeta sociale është Zero, në qendra banimi me infrastrukturë që e ushqen jetën komunitare.
Tani problemi është si do përdoren paratë
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se nga Samiti i Londrës ka marrë mbështetje të madhe për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas z. Rama shpresohet në një konferencë ndërkombëtare donatorësh që do të duhet të ofronte ndihmë reale financiare. Sot po ashtu u njoftua se Komisioni Europian do të japë 15 milionë euro ndërkohë që ndihmat nga shumë vende nuk kanë munguar. Por shifra e rindërtimit është shumë më e lartë.
Putin e ka fajin. Ma bëri për inat
Hillary Clinton është shfaqur sërish pas humbjes dërrmuese që mori në zgjedhjet e 8 nëntorit. Kësaj radhe duke u përpjekur të sqaroj donatorët e fushatës se ajo humbi për shkak të e-maileve dhe se e-mailet ishin pjesë e sulmeve kibernetike, të cilat i ka drejtuar personalisht Vladimir Putin.
Po donatorët kush janë? Apo informacion i klasifikuar?
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte sot në Njësinë nr. 5 me rastin e rikonstruktimit të një kopshti, atij “Katër stinët”. Është padyshim një nga punët e mira që Bashkia bën dhe për këtë do falënderuar, ndonëse po bën thjesht detyrën.
Donatorët e Bashkisë Tiranë dhe mungesa e transparencës
Prej një viti Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë punësh publike që më shumë se nga e para janë një rikonstruktim i ambjenteve të shërbimit që pushteti vendor iu jep qytetarëve. Ndërhyrjet nuk janë bërë me një buxhet të miratuar më parë, apo me zëra të ardhurash dhe shpenzimesh të detajuara. Vetë Kryebashkiaku ka thënë se i gjithë ky aksion është kontribut i donatorëve, të cilët kanë dhënë shuma të konisderueshme për këto punime.