departamenti i shtetit
Gylen “kokë turku” për Arabinë Saudite
Departamenti i Shtetit përgënjeshtron lajmin e dhënë nga NBC se Shtëpia e Bardhë është duke kërkuar rrugë ligjore për dëbimin nga SHBA të imamit, Fethullah Gylenit, të cilin Ankaraja akuzon si orkestrues kryesor të grushtit të dështuar ushtarak.
"Më lejoni të shtoj se, nga bisedat që kam bërë me disa kolegë, Shtëpia e Bardhë nuk ka marrë pjesë në ndonjë diskutim mbi çështjen e Fethullah Gylenit"- tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Naouert.
SHBA heq 200 mln$ ndihmë për palestinezët
SHBA ka vendosur të shkurtojë me 200 milionë dollarë ndihmën për Palestinën. Fondet ishin planifikuar për në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, por janë tërhequr për t’u investuar gjetkë. Agjencia Reuters citon një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit sipas të cilit fondet janë hequr për shkak të ndryshimit të prioriteteve, por pa qenë në gjendje të japë përgjigje se kush janë prioritetet e reja.
Radha e Tillerson për t'u larguar
Revista e njohurn”Foreign Policy” shkruante në një artikull të djeshëm mbi mundësinë e largimit nga detyra të sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Për këtë çështje, revista citon burime nga administrata e Donald Trump që thonë se një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e tij është ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Dossier: 1956, me ngjarjet e Hungarisë në SHBA u propozua shkëputja e Shqipërisë nga blloku sovjetik
Disa materiale të vitit 1956 rreth qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë për ngjarjet në Hungari, janë rishikuar me disa vlerësime kritike dhe janë publikuar nga Universiteti i Georgetoën. Materiali është 132 faqe dhe ai sjell në vëmendje raporte, deklarata, memo, gjithë pra atë shkëmbim mendimesh dhe pikëpamjesh për mënyrën sesi SHBA duhet të reagonte ndaj atij që njihet si Kryengritja Hungareze e vitit 1956.
Pankorrupsion në Shqipëri - raporti i DASH-it për 2016-ën
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 nxjerr sërish zbuluar qeverinë për problemet që ka në raport me korrupsionin, ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor dhe mungesën e transparencës. Raporti thotë se qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarëve publikë dhe kjo ka bërë që funksionarët publikë të angazhuar në praktika korruptive shpesh të mbeten pa u ndëshkuar.
Hillary e ka shkelur
Një raport i Departamentit të Shtetit ka kritikuar ashpër përdorimin e një serveri privat dhe llogarisë personale të email-it nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, duke nënvizuar se ajo ka shkelur rregullat e Departamentit të Shtetit. Hetuesi i Departamentit të Shtetit tha se kandidatja për zgjedhjet presidenciale nuk kishte kërkuar leje për të përdorur email-in e saj personal për çështje të politikës së jashtme amerikane, duke shtuar se edhe nëse do ta kishte kërkuar lejen, ajo nuk do i ishte dhënë.
Edhe Meta në Washington këtë muaj? Lobimi (pa pagesë) me kompanitë amerikane po jep produkt
Është bërë e ditur nga mediat se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, është ftuar në SHBA nbë një vizitë që do ta zhvillojë këtë muaj. Axhenda nuk dihet, njësoj si në rastin e Lulzim Bashës, ndoshta edhe sepse zyrtarët shqiptarë që shkojnë në SHBA, nuk e dinë as vetë deri në momentin e fundit se kë do të takojnë. Mirëpo duket se shanset për një vizitë në Washington e ka edhe Ilir Meta, kryetar i Kuvendit dhe i LSI-së. Ky i fundit ka publikuar dje një shkrim për çështje të sigurisë në një gazetë gjermane duke evoluar një rol më të madh të SHBA-së në Ballkan.