Hillary e ka shkelur
Një raport i Departamentit të Shtetit ka kritikuar ashpër përdorimin e një serveri privat dhe llogarisë personale të email-it nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, duke nënvizuar se ajo ka shkelur rregullat e Departamentit të Shtetit. Hetuesi i Departamentit të Shtetit tha se kandidatja për zgjedhjet presidenciale nuk kishte kërkuar leje për të përdorur email-in e saj personal për çështje të politikës së jashtme amerikane, duke shtuar se edhe nëse do ta kishte kërkuar lejen, ajo nuk do i ishte dhënë.
Raporti i dorëzuar anëtarëve të Kongresit thotë se Clinton e kishte për detyrë të diskutonte me zyrtarët përgjegjës përdorimin e email-it të saj personal për punë zyrtare, por nga provat nuk rezulton që ajo të ketë informuar autoritetet që janë përgjegjës për çështjet e sigurisë. Megjithatë, raporti pranon se ka pasur “ dobësi sistematike afat-gjatë" në komunikimin e Clinton me Departamentin e Shtetit.
Përfaqësuesi i saj tha se veprimet e ish-Sekretares ishin në përputhje me praktikat e paraardhësve të saj në këtë detyrë dhe të tjerëve zyrtarë të lartë. Ndërsa zëdhënësi i Bill Clinton deklaroi se probleme të tilla kanë ekzistuar edhe në të shkuarën dhe "fakti se Clinton ka përdorur serverin e saj personal« ishte i njohur për zyrtarët në Departamentin e Shtetit.
Add new comment