Edhe Meta në Washington këtë muaj? Lobimi (pa pagesë) me kompanitë amerikane po jep produkt

Postuar në 01 Prill, 2016 15:18

Është bërë e ditur nga mediat se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, është ftuar në SHBA nbë një vizitë që do ta zhvillojë këtë muaj. Axhenda nuk dihet, njësoj si në rastin e Lulzim Bashës, ndoshta edhe sepse zyrtarët shqiptarë që shkojnë në SHBA, nuk e dinë as vetë deri në momentin e fundit se kë do të takojnë. Mirëpo duket se shanset për një vizitë në Washington e ka edhe Ilir Meta, kryetar i Kuvendit dhe i LSI-së. Ky i fundit ka publikuar dje një shkrim për çështje të sigurisë në një gazetë gjermane duke evoluar një rol më të madh të SHBA-së në Ballkan. Dhe me sa duket ky merak i Ilir Metës për SHBA-në, ku herën e fundit që ishte e përcollën me një intervistë të ndezur në “Zëri i Amerikës” lidhet me një vizitë të tij të mundshme. Kjo jepet nga një media amerikane, “The National Interest”, e cila publikon sot një shkrim të Ariel Cohen me titull: “Ky aleat kyç ballkanik ka nevojë për ndihmën e Amerikës”. Meqenëse rreziku rus  konsiderohet i madh, autori bën thirrje për vëmendje më të madhe në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri. Dhe më tej shton se “Ilir Meta po planifikon një vizitë në Washington në Prill”, ku sipas Cohen do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe të Sigurisë, por edhe me lidershipin e Kongresit. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo gjë, por me gjasë lobimet e partive shqiptare me kompani amerikane, kuptohet pa lekë, falas, po japin një fryt të vetin e që është: takime me disa zyrtarë që këtej do shiten si ngjarje nga e cila varet Hemisfera Veriore. 

 

http://nationalinterest.org/feature/key-balkan-ally-needs-americas-help-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.