Radha e Tillerson për t'u larguar

Postuar në 06 Shtator, 2017 09:39

Revista e njohurn”Foreign Policy” shkruante në një artikull të djeshëm mbi mundësinë e largimit nga detyra të sekretarit të Shtetit Rex Tillerson. Për këtë çështje, revista citon burime nga administrata e Donald Trump që thonë se një kandidaturë e mundshme për zëvendësimin e tij është ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. 

Mungesa e një reagimi të sekretarit të Shtetit për situatën me Korenë e Veriut, ka provokuar shumë reagime. Njerëz të ndryshëm, ish-zyrtarë të diplomacisë, thonë se kjo mungesë flet për faktin se në administratën e Trump, diplomacia duhet të qëndrojë poshtë alternativës ushtarake. Kështu shpjegohet protagonizmi i Mattis, ndërkohë që zëdhënsi i Tillerson ka refuzuar këtë analizë. Sipas tij sekretari mbetet shumë aktiv pavarësisht se nuk preferon publicitetin, por nga ana tjetër, Haley është shfaqur si njeriu që ka dhënë shpjegime për politikën e jashtme amerikane në Kore dhe Iran, më shumë sesa eprori i saj.

FP shton se Tillerson gjithsesi nuk është i pëlqyer: ai është përplasur me këshilltarët e Trump për emërimet në poste kyçe të diplomacisë dhe Departamentit, ai doli kundër vendimit për daljen e SHBA nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe nuk ka prezantuar dot një arsyetim pse marrëveshja bërthamore me Iranin dëmton interesat e Amerikës.
I vështruar fillimisht si një njeri i papaërshtashëm për detyrën e kreut të diplomacisë për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe detyrës në krye të Exxon Mobile, ky portretizim i Tillerson e nxjerr atë si njeriun me arsye në një shtëpi ujqërish që siç i paraqet media amerikane luftojnë çdo ditë për pushtet në Shtëpinë e Bardhë. 

http://foreignpolicy.com/2017/09/05/wheres-rex-tillerson-state-departmen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.