Gylen “kokë turku” për Arabinë Saudite
Departamenti i Shtetit përgënjeshtron lajmin e dhënë nga NBC se Shtëpia e Bardhë është duke kërkuar rrugë ligjore për dëbimin nga SHBA të imamit, Fethullah Gylenit, të cilin Ankaraja akuzon si orkestrues kryesor të grushtit të dështuar ushtarak.
"Më lejoni të shtoj se, nga bisedat që kam bërë me disa kolegë, Shtëpia e Bardhë nuk ka marrë pjesë në ndonjë diskutim mbi çështjen e Fethullah Gylenit"- tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Naouert.
NBC pretendon se SHBA kërkon dëbimin e Gulen për të kënaqur Ankaranë në këmbim që ajo të ndalë presionin mbi Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Kasogki.
Duke komentuar mbi këtë pretendim Heather Naouert theksoi se këto janë dy çështje krejtësisht të ndryshme dhe kujtoi se Ministria e Drejtësisë është organi kompetent që merr parasysh kërkesën e autoriteteve turke për deportim. Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme amerikane pranoi se Turqia ka dorëzuar kërkesave të shumta vitin e kaluar për çështjen e Fethullah Gylenit, duke shtuar se SHBA-të vazhdojnë të vlerësojnë provat e paraqitura ndaj tyre.
Add new comment