demenca
Si e ndryshon trurin menopauza
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 6 milionë njerëz të moshës mbi 65 vjeç vuajnë nga Alzheimeri. Pothuajse dy të tretat e tyre janë gra – një mospërputhje që studiuesit ia atribuojnë prej kohësh gjenetikës dhe jetëgjatësisë së grave, ndër arsye të tjera. Por ka një konsensus në rritje se menopauza mund të jetë edhe një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e demencës më vonë gjatë jetës.
Covid-19 dhe truri/ Zbulohet një lidhje ende e paqartë me demencën
Disa ndryshime që ngjajnë me ato që shkakton Alzheimer janë vënë re në trurin e pacientëve që kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-it. Këto anomali lidhen me akumulimin e një proteine të quajtur tau, brenda qelizave të trurit dhe sasi jonormale të proteinës beta-amiloide që grumbullohet në pllaka amiloide. Në këtë përfundim kanë arritur disa studime të kryera së fundmi.
Apatia, një shenjë e hershme e demencës
Apatia - mungesa e interesit ose motivimit - mund të jetë tregues i fillimit të disa formave të demencës shumë vite para se të fillojnë simptomat. Ky zbulim ofron një 'dritare mundësie' për të trajtuar sëmundjen në fazë të hershme, sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin e Kembrixhit.
Demenca frontotemporale është një shkak i rëndësishëm i demencës tek të rinjtë. Shpesh diagnostikohet ndërmjet moshës 45 dhe 65 vjeç. Ndryshon sjelljen, gjuhën dhe personalitetin, duke çuar në impulsivitet, sjellje të papërshtatshme shoqërore dhe sjellje të përsëritura.