debitore

Kompanitë e naftës kanë 40% të borxhit tatimor

Postuar në 13 Shtator, 2017 18:13

Kompanitë  të cilat operojnë në fushën e naftës dominojnë borxhin tatimor ndaj shtetit. Ato zënë afro 40% të të gjithë shumës prej 220  milionë euro të listës së debitorëve në drejtorinë e tatimeve.

Edhe pse mbi disa prej këtyre kompanive  është vendosur masa e sekuestors, borxhi tatimor ende nuk është arritur të mblidhet, pasi një pjesë e mirë e firmave ndodhen në proçese gjyqësore për të shpallur falimentin, ndërsa  një pjesë tjetër e kanë ankimuar vlerësimin e drejtorisë së tatimeve.

13 bashki nuk kanë derdhur Sigurimet Shoqërore për punonjësit

Postuar në 30 Gusht, 2017 18:09

Në listën e gjatë me 18 500 biznese që rezultojnë debitore pranë autoriteteve fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron për bllokim të llogarive bankare edhe 13 bashki.  9 prej tyre kanë hyrë në listën e borxhit tatimor pas bashkimit që ndodhi nga reforma administrativo – territoriale. Detyrimi që zyrat e pushtetit lokal kanë në tatime lidhet me mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për një pjesë të stafit të tyre.

Po Diana Bejko ç'mendon për skandalin e CEZ? Zv/ministrja u shkarkua se nuk pagoi 13 mijë lekë drita

Postuar në 24 Shtator, 2015 00:02

U bë kokë turku për të legjitimuar moralin e qeverisë përballë ndjesisë së represionit që shkaktoi aksioni kundër debitorëve të energjisë elektrike. Të gjithë e mbajmë mend lajmin e bujshëm të 17 dhjetorit të kaluar kur kryeministri Rama shkarkoi nga detyra zv/ministren e Mjedisit, Diana Bejko pasi rezultoi të kishte 13 mijë lekë detyrime të papaguara për një shtëpi në plazhin e Velipojës. Me këtë akt kryeministri dha shembullin e forcës ose forcën e shembullit për një shtet të së drejtës ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Subscribe to RSS - debitore