Kompanitë e naftës kanë 40% të borxhit tatimor
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/09/image_2017_09_13_18.jpg?itok=1tZkMD_T)
Kompanitë të cilat operojnë në fushën e naftës dominojnë borxhin tatimor ndaj shtetit. Ato zënë afro 40% të të gjithë shumës prej 220 milionë euro të listës së debitorëve në drejtorinë e tatimeve.
Edhe pse mbi disa prej këtyre kompanive është vendosur masa e sekuestors, borxhi tatimor ende nuk është arritur të mblidhet, pasi një pjesë e mirë e firmave ndodhen në proçese gjyqësore për të shpallur falimentin, ndërsa një pjesë tjetër e kanë ankimuar vlerësimin e drejtorisë së tatimeve.
Të dytat në radhë për detyrimin më të madh janë shoqëritë e ndërtimit e më pas kompanitë e sektorit energjitik. Këto detyrime janë krijuar nga vetëm 74 shoqëri, mes 18 500 ndërmarrjeve që janë publikuar në listën e nxjerrë në faqen zyrtare të tatimeve
Një listë e ngjashme e korporatave të mëdha që kanë para të marra hua në banka, e janë futur në listën e kreditorëve të këqinj ndodhet edhe në Bankën e SHqipërisë. 35 kompani zënë 65% të totalit të kredive me probleme, shumë kjo e barazvlefshme me 500 milion euro.
Add new comment