debati

Degjeneron debati në “Opinion”/Stefani: “Ti Preç ke qenë spiun”. Replika: “Do marr vendimin e gjykatës të ta ngul mu në lule të ballit”(video)

Postuar në 15 Tetor, 2015 22:06

Ka degjeneruar në fyerje dhe akuza debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogaj në “Opinion”. Tema e emisionit ishte afera e CEZ-it, por qëndrimet e kundërta mes të dyve kanë degraduar në sulme dhe akuza, të cilat moderatori Blendi Fevizu i ka toleruar deri në fund. “Ti ke qenë spiun”, i ka thënë Stefani Zogajt. Zogaj ka reaguar duke thënë se për këtë akuzë të vjetër ka folur gjykata dhe se kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. “Herë tjetër do marr vendimin e gjykatës me vete dhe do të ta ngul me gozhdë mu në lule të ballit”, ka replikuar Zogaj.

Debati me kerët e degëve: Ish-ministrat e çuan përtokë PD-në

Postuar në 09 Tetor, 2015 12:00

Rritet tensioni mes krerëve të PD në rrethe dhe ish-ministrave të kësaj partie. Këta të fundit kanë reaguar në një mbledhje grupi të PD, duke i kërkuar kryetarit Lulzim Basha që të mos lejojë fyerjet dhe sulmet e tyre. I pyetur nga “Panorama”, kreu i PD në Vlorë, Moisi Meminaj thotë: “Ju lutem na lini të qetë të punojmë për fitoren e vitit 2017. Ta riformatojmë, ta sjellim sërish PD-në fituese ashtu siç i takon. Na e latë Vlorën me 3 deputetë në vitin 2013, e çuam në 4 deputetë në vitin 2014, na lini ta çojmë në 5 deputetë në vitin 2015”.

Sulejmani i Manipulueshëm

Postuar në 06 Tetor, 2015 04:45

Debatit rreth mbishkrimit të sulltan Sulejmanit iu shtua edhe Aurel Plasari, me titullin përkatës para emrit, ndërkohë që Artan Fuga e Edmond Tupja, për të cituar dy të porsabotuar në rubrikën opinione të Panoramës, i vijnë lexuesit pa dekorata. Me sa duket tani gjykohet i domosdoshëm certifikimi i retorikës me rang, që, e monopolizuar nga deputeti në gatishmëri Eduart Ndocaj, rrezikon të banalizohet dhe të shfryjë tullumbacen e Djallit rezervuar osmanëve në liturgjinë e memories sonë kolektive.

Keqkuptohet thirrja e Vehbiut për Lubonjën dhe Zogajn që t’u rrinë larg “debateve të kurvave”

Postuar në 27 Gusht, 2015 00:03

Debati: Rama thotë se janë shtuar 25 mijë kasat fiskale. Basha i kujton 160 mln dollarët që mungojnë në arkën e shtetit

Postuar në 23 Gusht, 2015 08:21

Nuk kanë përse përballen me njëri tjetrin në studio televizive, thjesht ata debatojnë në distancë. Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë debatuar për kasat fiskale dhe për 160 mln dollarët të përfolur nga opozita që i mungojnë buxhetit të shtetit.

PS - LSI, radha për dyshen Mile - Shkëmbi që të replikojnë

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:01

Pogradeci po bëhet indikator i marrëdhënieve brenda së majtës. Nuk e ka përtypur mirë kandidatja e LSI-së për Pogradecin, Diana Mile, deklaratën e bërë një ditë më parë nga ish kryetari i bashkisë për 3 mandate, socialisti Artan Shkëmbi, sipas të cilit e majta humbi në këtë bashki edhe për shkak të kandidaturës së dobët. Në një reagim dërguar gazetave Panorama e Dita, Mile thotë:

Pages

Subscribe to RSS - debati