D Welle
Intervistë e pakëndshme për Brnabiq
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq u përball me pyetje shumë të pakëndshme për Kosovën, reformat, perspektivën e Serbisë në intervistën për Deutsche Welle me Tim Sebastian.
Ajo ka pranuar se Serbisë i është bërë e qartë se pa njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE. Sipas Brnabiq ekziston mundësia që deri në vitin 2025 Beogradi të nënshkruajë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.