dështon

Estradë me demarkacionin në Kosovë

Postuar në 23 Shkurt, 2018 13:34

Kuvendi i Kosoves dështoi edhe këtë të premte per te votuar marreveshjen e Demarkacionit per percaktimin e kufijve me Malin e Zi. Ndonëse u trumbetua me të madhe firmosja e marrëveshjes nga presidenti Thaçi e kryeministri Markoviç qeveria e Kosovës duket se nuk i ka ende 2/3 e votave per ta votuar kete marreveshje, per shkak se Vetevendosja dhe Lista Serbe kane deklaruar voten e tyre kunder. Me dështimin e radhës Kosova po ekspozohet keq edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që sheh të njëjtën shfaqje.

Përçarje mes vendeve të BE për Rusinë, Italia kundër sanksioneve të propozuara nga Britania e Franca

Postuar në 21 Tetor, 2016 10:10

Samiti i krerëve të Bashkimit Evropian nxorri në pah përçarjen që ekziston mes vendeve të Unionit lidhur me Rusinë. Britania dhe Franca ishte në krye  të atyre vendeve që kërkuan sanksione të reja kundër Moskës, por ky propozim ka hasur në kundërshtimin e Italisë që ka dashur të njihet me konkluzionet e raportit për Rusinë. Kryeministri Mateo Renzo kërkoi të ndahet çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën me ato në lidhje me Sirinë.

Zero progres në shërbimet ndaj qytetarëve, qeveria dështon në 4 projekte

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:16

Përtej propagandës qeveritare se jemi në drejtimin e duhur për të bërë shtet, faktet janë kokëforta dhe tregojnë se në këtë drejtim është bërë zero progres. Janë vetë pasqyrat e qeverisë që e vërtetojnë dështimin në katër projekte për shërbimet ndaj qytetarëve.

Washington Post sheh zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Postuar në 14 Korrik, 2016 11:04

Ka kohë që qarkullon se Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme,por këtë skenar e përforcon më shumë edhe gazeta amerikanen Washington Post. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Crown Agents dështon me doganat në Shqipëri, drejt largimit

Postuar në 22 Gusht, 2015 18:32

Mund të thuhet me plot gojën se Crown Agents dështoi në Shqipëri. Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kompaninë, e cila asiston doganat shqiptare.  Qeveria në fakt në kontratën me Crown Agents i ka dhënë vetes të drejtë të ndërpresë marrëdhëniet pas vitit të parë në rast se nuk realizohen objektivat. Ndërkohë burime nga Ministria e Financave hedhin poshtë zërat se do të ketë rishikim të kësaj kontrate pasi kompania paguhet në bazë të performancës, raporton “Ora News”.

Subscribe to RSS - dështon