Washington Post sheh zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Postuar në 14 Korrik, 2016 11:04

Ka kohë që qarkullon se Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme,por këtë skenar e përforcon më shumë edhe gazeta amerikanen Washington Post. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Kështu e nis lajmin gazeta prestigjoze amerikane, teksa thotë se Basha e refuzoi propozimin e fundit të zyrtares së lartë amerikane, Victoria Nuland, e cila erdhi në fundjavë në Tiranë. “Nëse paketa e reformës në drejtësi nuk miratohet më 21 korrik, mund të fundoset qeveria, vonojë reformën për një vit dhe mund të shkaktojë zgjedhje të reja. Në fund të fundit, dështimi do të rezultojë me refuzimin e anëtarësimit në BE”, shkruan Uashington Post.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.