culi

Qeveria zbulon grabitësin e Teatrit: Është Mirush Kabashi

Postuar në 13 Qershor, 2018 10:52

Debati për Teatrin dhe mënyra sesi qeveria po formalizon qëllimin e saj për shembjen e godinës dhe ngritjen e një kompleksi multifunksional, nga firma “Fusha shpk” e cila sipas projektligjit është edhe përfituesi i truallit publik ku do të ngrihen kulla biznesi ka ekspozuar edhe më shumë aktorët që ndodhen pas këtij projekti, kryeministrin, kryetarin e Bashkisë dhe ministren e Kulturës.

I preferuari i qeverisë mban çelësat e Teatrit Kombëtar

Postuar në 11 Prill, 2018 17:48

Hervin Çuli do të jetë drejtori i Tetarit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Rivalet e drejtorit aktual në garën për të drejtuar Tetarin Kombetar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i drejtorit të Teatrit Kombetar vjen në një kohë  debatesh mes aktorëve e regjisorëve të këtij institucioni dhe Ministrisë së Kultures si për shembjen e godinës së teatrit ashtu dhe për projekligjin e ri per artin dhe kulturën.

Mbi debatin Çuli - Tufa dhe vrasjen e poetëve*

Postuar në 13 Mars, 2017 11:54

Përmes Agron Tufës, i cili nuk la të zhvillohej një shfaqje letrare organizuar nga Ministria e Kulturës, kushtuar Diana Çulit, kësaj gruaje që ka dhënë ndihmesën e vet në vrasje njerëzish, u bë e para protestë publike ndaj një figure, përfaqësuese e shumë figurave të tjera, që i shërbyen me mish e me shpirt regjimit komunist, madje segmenteve më kriminale të tij dhe sot, në pas komunizëm, kërkojnë të jenë përsëri në qendër të vëmendjes, në krye të shoqërisë dhe politikës, të përfitojnë prej tyre dhe të japin mësime morali, kulture, lirie e demokracie.

Miniparlamenti i intelektualëve ambulantë

Postuar në 08 Mars, 2017 12:46

Keni dëgjuar sa shumë ankohen “intelektualët” për mediat dhe gazetarët? Sesa shumë moralizojnë për gjjuhën e përdorur në Parlament nga deputetët? Patjetër që kanë të drejtë. Mirëpo dikush mund të pyesë se çfarë bëjnë ndryshe këta intelektualë, vepra e vetme e të cilëve po mbetet moralizimi si ushtrim retorik?

Teatri Kombëtar, Pandi, Çuli dhe Mirela

Postuar në 28 Janar, 2016 13:38

Pas ndodhisë së shëmtuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku drejtori i institucionit u bë protagonist i një sherri me një gazetar kulture ose një spektator të “padisiplinuar”, qarkullojnë disa versione të ngjarjes. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të nënvizohet se konflikti mes Çulit dhe gazetarit Eni Shehu nis qysh prej shfaqjes “Vdekja e Maratit” me regji të Arben Kumbaros. Në atë kohë, Eni Shehu pati denoncuar audicionet formale, të cilat Çuli i prezantoi si risi të reformës së tij.

Tragjikomedia e këtij 21 janari

Postuar në 21 Janar, 2016 02:18

21 Janari erdhi përsëri dhe përsëri, për të pestën herë, po kujtohet ngjarja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po kujtohet përsëri ajo pasdite kur u vranë ata të katërt. Ata protestues, që ashtu me çadrat nën sqetull dhe me duart në xhepa, meqenëse shiu kishte pushuar, në ato momente kur krisën armët po silleshin si kureshtarë. Atë 21 janar, si edhe shumë të tjerëve, atyre të katërve nuk ua mori mendja se plumbat që dilnin nga Kryeministria e Berishës drejtoheshin tek ata dhe mund t’u binin edhe mu në kokë.

Subscribe to RSS - culi