covid-19
CoVid-19 depërton edhe tek AMA
Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në një institucion tjetër shtetëror. Sot në Autoritetin e Mediave Audiovizive ka rezultuar një punonjës pozitive me CoVid-19 ndërkohë që është kryer edhe dezinfektimi i mjediseve.
Dy ditë më parë doli lajmi se ishte prekur edhe Gjykata e Apelit, ndërkohë që Tatimet janë prej kohësh një institucion i infektuar.
Mushkëritë i ka të pastra
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro hyn ndër ata njerëz që pasi u tallën me pandeminë e CoVid-19, e gjejnë veten në mes të furtunës së tij. Përveç faktit se vendi i tij është goditur rëndë dhe pasojat njerëzore dhe ekonomike janë të qarta, vetë Bolsonaro i është nënshtruar testeve pas shfaqjes së simptomave të ngjashme me koronavirusin.
Bëra skanerin e mushkërive, janë të pastra -, tha ai para gazetarëve.
Virusi më i ngjashëm me CoVid-19 u zbulua që më 2013-ën dhe u dërgua në Vuhan
Gazeta britanike “Sunday Times” shkruan se mostra të ngjashme me koronavirusin aktual që ka provokuar pandeminë globale janë dërguar në laboratorin e virologjisë në Vuhan të Kinës që në vitin 2013. Mostrat sipas këtij raportimi ishin marrë nga shkencëtarët në një ish-minierë bakri në Kinën jugperëndimore, e prekur nga virusi i ardhur nga lakuriqët. Gjashtë njerëz që po kryenin pastrimin në minierë nga feçet e lakuriqëve u prekën nga një pneumoni e rëndë dhe tre prej tyre vdiqën.
Shpresë dhe dyshime për vlerën profilaktike të hidroksilklorokinës ndaj CoVid-19
Në pritje të vaksinës do të duhet një kurë që të paktën ul simptomat dhe frenon goditjen frontale që jep koronavirusi mbi njerëzit e prekur. Aktualisht shpresat më të mëdha janë të remdesivir, një medikament kundër Ebolas, ndërkohë që përvoja klinike kineze dhe ajo italiane dhe më vonë ede ato franceze, britanike dhe amerikane do të pasurojnë opsionet e trajtimit. Në Itali po qarkullon një tezë e propozuar nga studiuesja e farmakologjisë, Annalisa Chiusolo, sipas të cilës hidroksilklorokina mund të përdoret edhe si profilaktik ndaj CoVid-19.