cmimi i naftes
Balluku, ministrja: Ulni çmimet e karburantit, ose do ju djegin!(video)
MCN Tv ka zbardhur sot një pjesë nga diskutimi mes ministres Belinda Balluku dhe përfaqësuesve të operatorëve të hidrokarbureve në treg, ku duket qartë presioni që ajo ushtron për uljen e çmimit. Ministrja madje u kujton biznesmenëve edhe rrezikun social nga rritja e çmimit, duke kërkuar prej tyre që të pranojnë ulje fitimi në kushtet e tanishme, përpara sesa “t’i djegin” siç u shpreh ajo.
Pas protestave, qeveria merr përsipër monitorimin e çmimit të naftës
Kryeministri Edi Rama thirri sot në takim furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve, që gjeneruan protesta në qytetet kryesore të vendit. Rama i vuri ata në dijeni për një akt të ri normativ, me anë të të cilit legjitimohet ngritja e një bordi që i jep qeverisë mundësinë të hyjë në administrimin e furnizimit. Çmimet e pamiratuara nga bordi në fjalë, sipas kryeministrit, do t’u kushtojnë licencën pikave të karburantit.
Cikli aktual i çmimit të naftës përfundoi
Ka pak ditë që në tregun shqiptar është reflektuar një rritje deri në 10 lekë për litër e çmimit të naftës. Grosistët ia faturojnë ndryshimit në bursa dhe rritjes tarifës vjetore të rilicensimit të karburanteve. megjithatë ky ndryshim duket se do të jetë nisja e një periudhe të re për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Faleh, u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin, në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut. “Cikli aktual i çmimit përfundoi.
Shtrenjtimi i tarifës së rilicencimit pengon uljen e çmimit të naftës
Në renditjen e Global Petrol Price, Shqipëria është ngjitur në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë, nga e 47-a më që ishte një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së çmimeve me ritme shumë më të ulëta se në bursa dhe në shtetet e tjera…
Teksa nafta në bursat ndërkombëtarë ka arritur gjatë ditës së sotme në nivelet më të ulëta të 11 viteve, duke u këmbyer me rreth 34.3 dollarë për treguesin referencë europian (Brent), në Shqipëri një litër naftë vijon të shitet me pakicë nga 160-168 lekë për litër.
Protestë për çmimin e naftës në Tiranë
“Nisma Thurje” apelon sot në Facebook për pjesëmarrje në protestë për çmimin e naftës. Protesta do të jetë në formë parakalimi, me makina apo biçikleta, ditën e shtunë, në orën 18:00. “UL TAKSAT E NAFTES! Proteste! Te shtunen, 5 Shtator, Ora 18:00. Protesta do te jete nje parakalim ne forme parade me makina, bicikleta apo ne kembe (secili sipas mundesise).