Cikli aktual i çmimit të naftës përfundoi
Ka pak ditë që në tregun shqiptar është reflektuar një rritje deri në 10 lekë për litër e çmimit të naftës. Grosistët ia faturojnë ndryshimit në bursa dhe rritjes tarifës vjetore të rilicensimit të karburanteve. megjithatë ky ndryshim duket se do të jetë nisja e një periudhe të re për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Faleh, u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin, në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut. “Cikli aktual i çmimit përfundoi. Dhe parimet bazë të tregut për sa i takon ofertës dhe kërkesës po përmirësohen”, deklaroi Faleh në një konferencë shtypi në Riad, ku morën pjesë ministrat e Energjisë së Rusisë dhe presidenti i OPEK-ut, i cili ndodhet për vizitë në Arabinë Saudite. Ministri saudit, vendi i të cilit është lider në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK), u shpreh optimist rreth evolucionit të çmimeve të naftës.
Add new comment