Bushati
Ministri i Jashtëm: Në bllokimin e reformës në drejtësi, ka dorë edhe Rusia
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ka dhënë një intervistë “Euractiv”. Ai është pyetur për bojkotin e opozitës, për reformat dhe zgjedhjet. Përbën interes një koment i ministrit që e sheh kundërvënien aktuale ndaj reformës në drejtësi si pjesë edhe të investimit të Rusisë për të ruajtur status quonë.
Gara për të kapitalizuar ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA në Ballkan
Ditët e fundit në Washington është zhvilluar një takim i 68 anëtarëve të Koalicionit Ndërkombëtar kundër ISIS, i kërkuar ky nga sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Aktivitetet e këtij takimi i ka përcjellë gjerësisht edhe ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka marrë disa kontakte. Kështu ai ka pritur në ambasadën tonë në Washington, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, akt ky që flet për rëndësinë e Shqipërisë në një rajon që po nxehet sërish.
Shqipëria kërkon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Trump
Qeveria shqiptare nuk u tregua shumë entuziaste për zgjedhjen e Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pozicionimit politik dhe ekspozimit të panevojshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pro kandidates demokrate, Hillary Klinton.
Takim i "shfryrë" Kotzias-Bushati në Athinë
Takimi i radhës mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, duket se futi në një hulli normaliteti marrëdhëniet mes dy vendeve, të provokuara nga retorika e fortë nacionaliste e kryeministrit shqiptar mbi çështjen çame dhe ligjin e luftës. Takimi mes tyre nuk u shoqërua me një konferencë për shtyp, për të mos i dhënë karatkter mediatik kësaj vizite siç thonë burime të Ministrisë së Jashtme Greke. Shkak, evitimi i çdo ndikimi në prag të fushatës zgjedhore në Shqipëri.
Kundërpërgjigje ndaj Gruevskit? M. i Jashtëm: Rrezikohet tjetërsimi i identitetit tonë kombëtar!
Kjo është një sekuencë e zgjedhur nga vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga fjala në universitetin e Shkodrës:
Qeveria që fshehu mesazhet e urimit për Trump: Politika e ShBA nuk ndryshon
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur dje në një intervistë për Zëri i Amerikës, për tensionet e fundit në Ballkan dhe sulmet sipas tij ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.
Me tonin e një lektori që kupton mbi të tjerët çështjet shumë të ndërlikuara të politikës së jashtme, Bushati e ka nisur komentin për këtë çështje me një thënie të para disa dekadave, që duket se e ka bindje:
Vota në OKB, Nishani: Ministri i Jashtëm gënjen
Votimi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e hapjes së negociatave për traktatin e ndalimit të armëve bërthamore ka rihapur sërish serialin e përplasjeve mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatii.
Ky i fundit deklaroi në Komisionin e Jashtëm se Presidenti i Republikës ka marrë sqarim në rrugë institucionale mbi qëndrimin e mbajtur nga vendi ynë në votimin e OKB-së më 23 dhjetor dhe konsultimet e zhvilluara me vendet partnere për këtë rezolutë.
Irani dhe Shqipëria “kapërcejnë ylberin“. Rihapet ambasada shqiptare në Teheran
Në mënyrë krejt të papritur, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vizituar Teheranin ku është takuar me krerët e Republikës Islamike. Në njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme iraniane, bënë me dije se është rënë dakord për zhvillimin e takimeve dypalëshe me qëllim fuqizimin e marrëdhënieve tregëtare.
“Është koha dhe kushtet për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme me Iranin dhe kjo është arsyeja që Shqipëria ka vendosur të rihapë ambasadën në Teheran”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme iraniane.
Çfarë quhet ndërhyrje në punët e brendshme?
Tirana e përshëndeti marrëveshjen politike të partive shqiptare në Maqedoni për të dalë me një platformë të përbashkët kushtesh për krijimin e qeverisë së re. Madje kjo marrëveshje iu njoh si meritë politikës sonë të jashtme dhe kryeministrit Rama në zyrën e të cilët doli tymi i bardhë për pajtimin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Tirana zyrtare ngatërron Maqedoninë me LSI-në
Nikolla Gruevski është mandatuar tanimë nga presidenti maqedonas si njeriu që duhet të krijojë qeverinë e re. Nga ky moment, ish-kryeministri maqedonas, njeriu që dominon skenën politike në vend deri më tani, do të nisë një luftë nervash që zhvillohet pas kuintave dhe që synon të dakordësojë një marrëveshje që zgjidh krizën. Zoran Zaev mbetet në pritje të përpjekjeve të Gruevskit që ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” se “unë do të përpiqem të krijojë qeverinë e re, por jo me çdo çmim”.