Irani dhe Shqipëria “kapërcejnë ylberin“. Rihapet ambasada shqiptare në Teheran

Postuar në 15 Janar, 2017 16:47

Në mënyrë krejt të papritur,  ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vizituar Teheranin ku është takuar me krerët e Republikës Islamike. Në njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme iraniane, bënë me dije se është rënë dakord për zhvillimin e takimeve dypalëshe me qëllim fuqizimin e marrëdhënieve tregëtare.

Është koha dhe kushtet për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme me Iranin dhe kjo është arsyeja që Shqipëria ka vendosur të rihapë ambasadën në Teheran”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme iraniane.

Aktualisht Irani ka ambasadë në Tiranë, por Shqipëria nuk ka ambasador rezident në Teheran, por e mbulon atë nga Turqia.

http://en.mfa.ir/index.aspx?siteid=3&fkeyid=&siteid=3&fkeyid=&siteid=3&p...

Bie në sy se çështja e muxhahedinëve nuk është prekur në takimin mes Bushatit dhe homologut të tij Mohammad Javad Zarif, duke sinjalizuar se pas kësaj hapjeje qëndrojnë të tjera interesa. Vizita zhvillohet në kontekstin e përmirësimit të ndjeshëm të pozitës së Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, përmirësimit të raporteve zyrtare të tij me Turqinë dhe ndërkohë që në SHBA ekipi i Baracak Obamës është duke lënë zyrën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.