Ministri i Jashtëm: Në bllokimin e reformës në drejtësi, ka dorë edhe Rusia
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ka dhënë një intervistë “Euractiv”. Ai është pyetur për bojkotin e opozitës, për reformat dhe zgjedhjet. Përbën interes një koment i ministrit që e sheh kundërvënien aktuale ndaj reformës në drejtësi si pjesë edhe të investimit të Rusisë për të ruajtur status quonë.
“Ne kemi një rrjet gjykatash që janë gati për tu krijuar në vendet fqinje, një prokuror të posaçëm në Maqedoni, dhe ju e dini që puna e një prokurori të posaçëm është pezulluar nga politika. Ka një prokuror të posaçëm në Mal të Zi, ka Dhoma Speciale dhe një Prokuror Special në Kosovë, por edhe një proces vetting-u për të gjithë gjyqtarët e prokurorët në Shqipëri, gjë që është e paprecedentë. Dhe ka rezistencë politike ndaj këtyre zhvillimeve, sepse mund të shoqërohen me një riorganizim të skenës publike në Ballkanin perëndimor. Kjo vjen pjesërisht si pasojë e procesit të integrimit, dhe pjesërisht si pasojë e ndërhyrjeve e ndikimeve të jashtme. Ka faktorë të tretë që janë tepër këmbëngulës në rajon dhe ata kanë një efekt pengues mbi procesin e reformave…Një pjesë e shpjegimit është rezistenca për të ruajtur status quo-n. Ju më pyetët për Malin e Zi. Ne pamë aty një Rusi këmbëngulëse, një tentativë grusht shteti që përfshinte segmente nga Federata Ruse dhe segmente nga Serbia. Pastaj pamë një fushatë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Grupe politike në vend, mediat, madje edhe Kisha Ortodokse u përfshinë në këtë fushatë”, thotë ndër të tjera Bushati(http://lexo.al/euractiv-ministri-i-jashtem-i-shqiperise-aleanca-te-reja-...).
Add new comment