burre
Burrat sado të fuqishëm mbeten gjithmonë fëmijë
Çfarë është një burrë?
Çfarë ka brenda një burri? Jutta Benzenberg, artiste e njohur e fotografisë dhe Katharina Maschenka koreografe, e kishin kaluar shpesh nëpër mëndje këtë pyetje teksa punonin mbi projekte të ndryshme në Ballkan. Teksa dëgjonin historitë e femrave të dhunuara nga lufta ose dramat e tyre, ato kishin imagjinuar se ç’mund të ndiente një burrë nga këto anë…Ndërsa femrat e nxjerrin dëshpërimin, një burrë në Ballkan duhet të jetë i fortë. Ashtu si imazhet e tyre, shpesh të vrazhda, ata duhet të tregojnë se janë burra, dhe si të tillë nuk mund të kenë dëshpërime.