bosnja
Rusia kërkon mbylljen e Zyrës së OKB-së në Bosnje
Rusia ka kërkuar mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnje - Hercegovinë me pretendimin se zyrtarët kryesorë të saj janë të njëanshëm.
Ambasadori rus në këtë organizatë, Vassily Nebenzia paraqiti kërkesën zyrtare pasi Këshilli i Sigurimit votoi për zgjatjen me një vit të forcës ushtarake europiane që është ngritur për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Ai akuzoi kreun e zyrës, diplomatin austriak, Valentin Inzko se ka shfrytëzuar raportin e fundit të Këshillit të Sigurimit për të nxitur integrimin e Bosnjes në struktura5 euroatlantike.
OKB: Shqipëria tkurret, në vitin 2100 popullsia më e vogël se Maqedonia dhe Bosnja
Në vitin 2100, Shqipëria do të jetë e parafundit në Ballkan sa i përket numrit të popullsisë. Kjo e fundit do të tkurret në mënyrë të tillë që do ta pozicionojë vendin tonë të parafundit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Bosnja në buzë të greminës
Në skenat e para të filmit të Danis Tanović, "Toka e askujt", (film që ka fituar Oscar), i cili i vendos ngjarjet në Bosnje gjatë luftës së viteve 1992-1995, një ushtar boshnjak lexon gazetën në një llogore. Me keqardhje, ai thërret: "Shikoni ç’ndodh në Ruandë". Kjo skenë, e cila thuhet se është bazuar në një anekdotë të vërtetë, rezultoi një test lakmusi për shikuesit.
Bosnje-Hercegovina, "e prerë": Nuk e konsiderojmë njohjen e Kosovës së pavarur
Ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak ka bërë një deklaratë kategorike për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur për këtë çështje për agjencinë “Fena” të cilës i ka zbuluar se kërkesa për njohje i është bërë nga kryeministri I ri kosovar, Ramush Haradinaj.
“Çështja e pavarësisë së Kosovës as nuk do të konsiderohet brenda fundit të këtij mandate të Këshillit të Ministrave”, tha Crnadak.
Siria nuk është si Bosnja dhe problemi nuk është urrejtja e vjetër
PNdërsa lufta civile në Siri vazhdon, duket se nuk ka zgjidhje të besueshme në horizont. Për një sy jo profesionist, konflikti është një rrëmujë e padeshifrueshme popujsh dhe besimesh rivalë. Si në shumë konflikte, vëzhguesit e kanë marrë vetë përsipër të ofrojnë konkluzione përfundimtare dhe zgjidhje të thjeshta. Një nga këto thjeshtëzime të skajshme është tendenca në rritje për ta krahasuar konfliktin e Sirisë me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.