Bosnje-Hercegovina, "e prerë": Nuk e konsiderojmë njohjen e Kosovës së pavarur

Postuar në 29 Shtator, 2017 13:38

Ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak ka bërë një deklaratë kategorike për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur për këtë çështje për agjencinë “Fena” të cilës i ka zbuluar se kërkesa për njohje i është bërë nga kryeministri I ri kosovar, Ramush Haradinaj.

“Çështja e pavarësisë së Kosovës as nuk do të konsiderohet brenda fundit të këtij mandate të Këshillit të Ministrave”, tha Crnadak.

Sipas tij mosnjohja e pavarësië së Kosovës kushtëzohet nga qëndrimi I serbëve dhe republikës Srpska, ku të gjithë aktorët janë të bashkuar në këtë qëndrim të tyrin. Gjithësesi Crnadak ka shtuar se politika do të bëjë gjithçka për të lehtësuar jetën e përditshme të njerëzve të thjeshtë. Por kjo nuk ka të bëjë asgjë me qëndrimet politike të Bosnjes, ndonëse boshnjakët dhe shqiptarët nuk kanë probleme mes tyre. Kryeministri kosovar Haradinaj ka nënvizuar marrëdhëniet miqësore mes dy popoujve duke shtuar se në Kosovë ka një ministër nga komuniteti boshnjak dhe tre deputetë.

Qëndrimi I serbëve të Bosnjës është në fakt paradoksal. Vetë serbët e Republikës Srpska kërkojnë pavarësinë nga Federata, por refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës, duke mbajtur të bllokuar një proces që është realitet. Nga ana tjetër, qëndrime të kësaj natyre zbulojnë se cili është realiteti edhe në raportet serbo-shqiptare dhe se cila është forca e diplomacisë shqiptare në neutralizimin e këtyre toneve publike, për të mos folur më tej për ndryshime politike më të thella.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=09&dd=29&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.