Rusia kërkon mbylljen e Zyrës së OKB-së në Bosnje
Rusia ka kërkuar mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnje - Hercegovinë me pretendimin se zyrtarët kryesorë të saj janë të njëanshëm.
Ambasadori rus në këtë organizatë, Vassily Nebenzia paraqiti kërkesën zyrtare pasi Këshilli i Sigurimit votoi për zgjatjen me një vit të forcës ushtarake europiane që është ngritur për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Ai akuzoi kreun e zyrës, diplomatin austriak, Valentin Inzko se ka shfrytëzuar raportin e fundit të Këshillit të Sigurimit për të nxitur integrimin e Bosnjes në struktura5 euroatlantike.
Përfaqësuesi i Lartë duhet të respektojë mandatin e tij dhe z. Inzko nuk është kompetent që të lobojë për integrimin euroatlantik të Sarajevës
citohet diplomati rus.
Bosnja konsiderohet si pika më e dobët e Ballkanit në planin e sigurisë me një strukturë presidenciale trilaterale dhe ku serbët kundërshtojnë politikat e kërkuara nga boshnjakët dhe kroatët për afrim me Perëndimin.
Add new comment