borxhi publik
A do ta shndërrojë kriza borxhin privat në borxh publik?
Shqipëria me probleme, borxh i lartë publik
"Vendi ende nuk është duke përfituar plotësisht nga kostoja e ulët e punës dhe afërsia me BE-në, për shkak të një mjedisi të vështirë biznesi, që pengon investimet. Prandaj është e rëndësishme që qeveria të përdorë këtë situatë të favorshme për të nxitur axhendën e reformave, në mënyrë që të nxisë rritjen potenciale, çka do të mundësojë që vendi të përfitojë nga pranimi potencial në BE".
Falja e borxheve tatimore, bizneset nuk u peshkuan
Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon qeverisë që të vlerësojë në mënyrë transparente detyrimet që rrjedhin nga paketa “One Billion euro” e partneritetit publik - privat, në përputhje me normat ndërkombëtare. “Në kundërshtim me praktikën e tanishme, ndikimi i PPP-ve në llogaritë fiskale duhet të vlerësohet dhe reflektohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”-thuhet në raport.
Fluturon borxhi i Italisë, Roma refuzon masat drastike financiare
Pavarësisht nga shqetësimet e Komisionit Evropian për nivelin e borxhit publik italian dhe konstatimit se reduktimi aktual nuk është në përputhje me angazhimet e Qeverisë italiane, Roma përjashton në mënyrë eksplicite masat e jashtëzakonshme financiare.
Borxhi publik në 72.7%, entet shtetërore 230 mln euro detyrime vitin e kaluar
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport për zhvillimet rajonale, publikoi të dhënat për ecurinë e stokut të borxhit publik të Shqipërisë, të cilat nuk korrespondojnë me të dhënat zyrtare të qeverisë shqiptare.
FMN raportoi se borxhi publik i vendit tonë arriti në 72.7% të PBB-së në fund të vitit 2016, teksa për të njëjtën periudhë, qeveria shqiptare ka raportuar se stoku i detyrimeve është 71.01% e PBB-së. Diferenca në 1.6 pikë përqindje në raport me PBB në vlera neto i takon një shume prej më shumë se 160 milionë eurosh, raporton Monitor.
Kontrolli mbi borxhin publik, financat hartojnë skenarë alternativë
Për të mbajtur nën kontroll borxhin publik, Ministria e Financave ka hartuar dy skenarë alternativë. Sipas njërit prej këtyre “skenarëve”, për këtë vit buxhetor do synohet të mos tejkalohet mesatarja e llogaritur për huamarrjen e re në vlerën e 20 miliardë lekëve, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar një rritje e madhe me afro 58 miliardë lekë.
"TemaTv"
Borxhi publik rritet sërish, 8.67 mld USD në qershor
Është rritur sërish borxhi publik i Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare paraprake, të publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tanimë shteti shqiptar “noton” në një detyrim financiar prej 1 trilion e 68 miliardë lekësh të reja, që do të thotë në valutë ekuivalenti i 7.86 miliardë eurove apo 8.67 miliardë dollarëve amerikanë.
Cani: Më 1 shtator nis lufta kundër informalitetit, në fokus bizneset e mëdha
Gati aksioni kundër informalitetit ku në fokus do të jenë bizneset e mëdha, si ato të karburanteve dhe duhanit. Në këtë mënyrë ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpalli sot fushatën e re të qeverisë kundër informalitetit.
"Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do ta ndihmojë qeverinë në disa drejtime. Qëllim final është ulja e nivelit të taksave dhe e borxhit publik. Do të krijojë mundësi edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, theksoi Cani.