Falja e borxheve tatimore, bizneset nuk u peshkuan
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/12/ahmetaj-komisioni-i-ekonomise-765x383_2017_12_14_18.jpg?itok=vDTEJ-xe)
Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon qeverisë që të vlerësojë në mënyrë transparente detyrimet që rrjedhin nga paketa “One Billion euro” e partneritetit publik - privat, në përputhje me normat ndërkombëtare. “Në kundërshtim me praktikën e tanishme, ndikimi i PPP-ve në llogaritë fiskale duhet të vlerësohet dhe reflektohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”-thuhet në raport.
FMN thotë se edhe performanca fiskale është më e ulët se pritej, duke përmendur faktin se buxheti në fund të këtij viti pritej të dilte me balancë pozitive 0.7%, ndërsa thatësira në sektorin e energjisë dhe shpenzimet e pushtetit vendor e kanë reduktuar atë në 0.1% të prodhimit kombëtar.
“Bankers Petrolium ka apeluar mosmarrëveshjen tatimore lidhur me akcizën e dulientit, ndërsa nisma për faljen e detyrimeve tatimore ende nuk ka regjistruar pagesën e principaleve nga kompanitë për të përfituar dhe ulur borxhin tatimor. Megjithatë rivlerësimi i pasurisë ka dhënë efekte më të mëdha se priteshin”-thekson FMN
Bordi i drejtorëve të FMN-së kërkon që qeveria të rishikojë çarjet në strukturën e tatimit mbi vlerën e shtuar, siç është rasti i reduktimit të saj në 6% për hotelet me 5 yje.
Add new comment