borrell
Turqia refuzon ofertën e Borrell për ndërmjetësim me Qipron
Turqia zyrtare ka refuzuar një ofertë për negociim të Bashkimit Europian me Qipron. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy e ka cilësuar propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si joserioze, duke cilësuar madje se Ankaraja zyrtare nuk e njeh administratën greke të Qipros.
Borrell: I domosdoshëm një hetim i pavarur shkencor për origjinën e pandemisë
Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përsëritur idenë për një hetimtë pavarur shkencor për origjinën e pandemisë aktuale të koronavirusit. Përmes një opinioni në gazetën gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, teksa ka bërë thirrje që Kina të kontribuojë në luftën aktuale në përputhje me peshën e vet si vend, ka shtuar se një hetim është i nevojshëm:
Një hetim i pavarur shkencor për origjinën e kësaj pandemie është po ashtu i domosdoshëm
citon Reuters, Borrell.
BE-ja, ofertë ndërmjetësimi pa kushte për dialogun Prishtinë-Beograd
Situata në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund ta vazhdojë më. Ky është mendimi i ministrit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Josep Borrell shprehur në një përgjigje me shkrim për deputetin e Fronit Nacional, Dominique Bilde. Lajmi raportohet nga media serbe B92, sipas së cilës Borrell mendon se status quoja nuk mundet të vazhdojë më sepse ushqen destabilitetin. Borrell është shprehur se BE-ja është e gatshme për të ndërmjetësuar një rinisje të shpejtë të dialogut dypalësh.
Kriza e pandemisë, Borrell: Fondet e parashikuara për Ballkanin Perëndimor nuk preken
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se adresimi i fondeve europiane për luftën kundër pandemisë, nuk do të prekë fondet e përcaktuara më herët për vendet partnere.
Asnjë vend nuk do të humbasë paratë e alokuara më parë për ta nga BE për shkak të kalimit të fondeve në atë që e shohim si prioriet. Niveli i ndihmës së BE për çdokën do të jetë i njëjti dhe sasia e drejtuar në çdo vend do të varet nga shkalla e zbatimit të programit
Po shqiptarët çfarë fitojnë me ndarjen?
Opinion i analistit Veton Surroi për deklarimin e kreut të ri të Politikës së Jashtme të BE-së Borrell vë në dukje aspektin themelor të idesë së ndarjes së Kosovës, që një herë shitet si korrigjim kufijsh, një herë si delimitimim, pastaj si shkëmbim territori e në fund si ndarje.
Borrell ka pyetur si i bëhet që Serbia të fitojë diçka? Sepse në fund të fundit çdo kompromis duhet të kënaqë të dyja palët.
Si i bëhet që Serbia të fitojë diçka?*
Kurti: Jo çdo gjë mund të jetë në tryezën e dialogut me Serbinë
Albin Kurti, kandidati më i mundshëm për kryeministër i Kosovës ka deklaruar në një intervistë për European Western Balkans se në raport me Serbinë nuk mund të jetë çdo opsion në tavolinë.
Do takohem me z. Borrell dhe të arrijmë një marrëveshje për të vazhduar dialogun me Serbinë. Zonja Mogherini ka lejuar që shumë gjëra të bëhen publike dhe besoj se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vendosen në kontekstin e vlerave europiane. Jo çdo duhet të jetë në tavolinë
shprehet Kurti.
Borrell: Vizita ime e parë jashtë, në Kosovë. Marrëveshja me Serbinë, prioritet
Përfaqësuesi i ri i bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar në Komitetin e Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet arritur sa më shpejt. Për këtë arsye ai ka premtuar se do të angazhohet personalisht dhe se vizitën e parë jashtë do ta zhvillojë në Prishtinë, pasi siç tha “Serbinë tashmë e njoh mirë”.
Borrell, një karakter i vështirë që mund të pasojë Mogherinin
Josep Borrell, aktualisht ministër i Jashtëm në detyrë në Spanjë, është nominuar për të zëvendësuar Federica Mogherinin në postin e Përfaqesuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme.
Personi në fjalë është emër i dëgjuar në politikën spanjole ku është aktiv prej 40 vjetës. Ai ka qenë pjesë e qeverisë së Felipe Gonzlesit mes viteve 1982-1996 dhe kandidoi për kryeministër në vitin 1998.