Borrell, një karakter i vështirë që mund të pasojë Mogherinin
Josep Borrell, aktualisht ministër i Jashtëm në detyrë në Spanjë, është nominuar për të zëvendësuar Federica Mogherinin në postin e Përfaqesuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme.
Personi në fjalë është emër i dëgjuar në politikën spanjole ku është aktiv prej 40 vjetës. Ai ka qenë pjesë e qeverisë së Felipe Gonzlesit mes viteve 1982-1996 dhe kandidoi për kryeministër në vitin 1998.
Jodiplomatik dhe i drejtpërdrejtë, Borrell cilësohet si një politikan që kërkon dhe nuk i druhet konfliktit. Rusia është armiku ynë i vjetër, amerikanët vranë vetëm katër indianë para pavarësisë apo se diplomacia e ShBA në Venezuelë është ajo e kaubojsve. Këto janë disa shembuj që ilustrojnë sjelljen publike të Borrell, përmes të cilave ai ka provoliar tensione me vende të ndryshme.
Katalanas me origjinë, Borrell pret ende miratimin në një detyrë shumë të rëndësishme krahas gjermane Von der Leyen dhe blegut Charles Michel në Këshillin e Europës.
Aftësia e tij për të krijuar armiq e bën zgjedhen e tij kontroversale për një BE që kërkojntë ndjekë politika bashkëpunimi me disa aktorë. Në Katalonjë, vendin e tij të origjinës, grupet pro pavarësisë kanë nisur fushatë kundër zgjedhjes së tij. Borrell është shprehur kundër pavarësisë së Katalonjës, faktit se përse Spanja nuk njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse së fundmi ka shtuar se Europa duhet të flasë me një zë.
Por Borrell ka disa pika të forta, ai së pari ka pavarësi mendimi dhe e ka provuar atë gjatë të gjithë karrierës së tij. Edhe brenda Spanjës ku jeta politike nuk ka qenë aq e lehtë.
Ai ka origjinë të thjeshtë, djalë i një bukëpjekësi nga një fshat me 3000 bankrë, Borrell flet disa gjuhë të huaja dhe ka përfunduar studimet për inxhinieri dhe ekonomiks dhe më pas ka doktoruar.
Marrja e detyrës prej tij mbetet një sfidë, por nëse fiton, me gjasë dialogimi me BE-në do të jetë i ndërlikuar, pasi në krye të tij kanë ardhur njerëz shumë të ndryshëm nga njëri tjetri.
Add new comment