boja

Boja e zezë është Korrupsioni, jo ajo mbi muret e Ministrisë së Brendshme

Postuar në 28 Mars, 2019 17:08

Gjatë protestës së sotme të opozitës një qytetar leu me bojë të zezë muret e MInistrisë së Brendshme. Kaq u desh që moralistët në krye të qeverisë të nisin avazin.

Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë, - shkruan kryeministri Edi Rama.

Ministri i Brendshëm, mesa duket i autosugjestionuar nga aftësitë e veta e lexon pak më ndryshe:

Bojë "feministe" mbi statujën e Montanellit në Milano

Postuar në 13 Mars, 2019 14:19

Mbi një statujë të Indro Montanellit është hedhur një kovë me bojë rozë. Ngjarja ka ndodhur në Milano në 8 mars dhe ka provokuar një lloj debate në Itali. Bojën e kanë hedhur anëtare të lëvizjes feministe “Non Una di Meno” gjatë një manifestimi  sepse sipas tyre, Montanelli ka qenë një pedofil dhe përdhunues.

Demokracia në veprim/Majtas: Në Tiranë. Djathtas: Në Romë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 16:44

Boja e Palokës mbi Ramën ka provokuar shpërthimin e një arsenali sharjesh, akuzash e deri hipotezash qytetërimore që e ndajnë botën shqiptare në Ne dhe Ata. Shkëlqejnë në këtë lukuni progresistësh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që krahasoi opozitën me skenarin Gruevski dhe kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj që gjeti rastin ta lajë veten për të thënë se termin “shpellar” e ka përdorur për PD-në jo për protestesusish.

E skuqën, e bënë me bojë(video)

Postuar në 14 Shkurt, 2019 11:58

Seanca e sotme parlamentare ka qenë e pazakonshme edhe për standardin shqiptar.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka hedhur bojë mbi kryeministrin, pas qëndrimeve të këtij të fundit ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndonëse përmes një deklarate për shtyp PD-ja thotë se akti lidhet me bullizmin e Ramës ndaj Palokës për mënyrën e të folurit të këtij të fundit.

Në sallë ndodhej edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri.

Pak bojë për në fund…

Postuar në 15 Nëntor, 2017 20:01

I dashur Edi,

Të pashë atë ditë në Fier me poture të varuara dhe sepse mu duke ashtu siç thosht dikur një socialist, vërsnik me mua, pra pak më pak se 40 vjeç, i Yni. Jo në atë kuptim që ke qejf ta përdorësh në letra dhe apo mesazhe, promovime apo kartolina. Mu duke i yni në kuptimin e gjizës, të turshisë, të këpucëve me baltë, erës së qepës. Me taban dhe i mençur se ato poture me siguri që edhe janë ventilator i mirë për djersën që të zë ullukun duke bredhur lart e poshtë.

Mirela Ruko ka nota të ulëta? Kjo nuk të bën pjesë të qelbësirave. Kush do protestojë? Studentët e ekselencës janë anëtarë të FRESSH-it

Postuar në 21 Nëntor, 2016 20:18

Ka nisur një sulm gati parashtetëror ndaj Mirela Rukos, studentes që i hodhi salcë apo bojë ministres së Arsimit. Arsyeja është e thjeshtë dhe tradhëton vetëdijen se me qeverisjen është bërë baltë. Se këta që qeverisin nuk honepsen edhe pse mund të fitojnë me 100%. Madje kjo mundet edhe të parathotë fundin e tyre si kastë e trashëguar politike.

Bojë mbi ministren Nikolla në shenjë proteste(video)

Postuar në 17 Nëntor, 2016 18:40

Disa aktivistë të "Lëvizjes për Universitetin" kanë hedhur bojë të kuqe ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë. Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste.

Subscribe to RSS - boja