Bojë "feministe" mbi statujën e Montanellit në Milano

Postuar në 13 Mars, 2019 14:19

Mbi një statujë të Indro Montanellit është hedhur një kovë me bojë rozë. Ngjarja ka ndodhur në Milano në 8 mars dhe ka provokuar një lloj debate në Itali. Bojën e kanë hedhur anëtare të lëvizjes feministe “Non Una di Meno” gjatë një manifestimi  sepse sipas tyre, Montanelli ka qenë një pedofil dhe përdhunues.

Gazetari i njohur nuk e ka fshehur se gjatë fushatës italiane në Eritrea në vitin 1935 ku ishte vullnetar bleu një vajzë të vogël, e quajtur Desta, për 500 lireta të cilën e quante më vonë “një kafshëz e urtë”. Vajza ishte mes 12-14 vjeç dhe më vonë u martua me një vartës të Montanellit me të cilin pati një djalë që e quajtën Indro. Montanelli e ritakoi çifitin në vitin 1952 gjatë një viizte në Etiopi dhe mediat italiane vënë në dukje se ai nuk u pendua kurrë për atë që kishte bërë. 

Gazetari ka dekalruar se në Eritrea ashtu ishin zakonet dhe se familja e vajzës e mendonte se Desta ishte gati për martesë. Nga ana tjetër nuk ka patur raporte dhune mes të dyve.

Akti është trajtuar nga gazeta e Kishës Katolike, Avvenire, që e vendos atë në një kontekst më të gjerë të rishkrimit të historisë. Sulmohet statuja të Kristofor Kolombit sepse i parapriu kolonializmit, ndonëse zbulimet e tij kanë rëndësi shumë më të madhe sesa vetë kolonializmi. Gazeta merr disa raste që nëse do të shihen mbi kritere biografike apo të normave të sotme mund të skualifikohen nga vlera historike.

Rusoi braktisi fëmijët e tij, Caravaggio vrau një person, apo skulptori i njohur Benvenuto Cellini ishte vrasës i disa personave. Si duhen trajtuar figura të tilla? Është po ai debat që zhvillohet edhe në vendin tonë, por vetëm në kontekstin e polarizimit politik, shpesh artificial dhe dekorativ, por jo në kuadër të vlerave sunduese në shoqëri. Pa dhënë ndonjëherë zgjidhje dhe pa e ndarë dot kontributin historik nga gabimet dhe pjesët e errëta që njëherë fitojnë përparësi, e njëherë injorohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.