Mirela Ruko ka nota të ulëta? Kjo nuk të bën pjesë të qelbësirave. Kush do protestojë? Studentët e ekselencës janë anëtarë të FRESSH-it
Ka nisur një sulm gati parashtetëror ndaj Mirela Rukos, studentes që i hodhi salcë apo bojë ministres së Arsimit. Arsyeja është e thjeshtë dhe tradhëton vetëdijen se me qeverisjen është bërë baltë. Se këta që qeverisin nuk honepsen edhe pse mund të fitojnë me 100%. Madje kjo mundet edhe të parathotë fundin e tyre si kastë e trashëguar politike.
Sot disa media publikuan dëftesën e notave të Rukos(http://www.pasqyre.al/te-gjitha/zbulohet-deftesa-me-notat-e-gjimnazit-mi...), (http://www.gazetatema.net/web/2016/11/21/deftesa-e-mireles-notat-nga-5-n...)ku vihet theksi te notat jo të mira.
Në fakt protesta nga këta studentë do të bëhet, pasi ata të ekselencës janë anëtarësuar në FRESSH. Por nuk është këtu çështja. Ky sulm tradhëton frikën e madhe të pëhapjes së protestës, duke denoncuar te nota e ulët kredencialin e protestuesit. Nuk është kështu. Të jesh me nota të ulëta nuk të bën pjesë të qelbësirave. Ndaj nisur nga ky lloj trajtimi është e udhës të inkurajohet protesta dhe bojatisja e kësaj skote ministrash.
Comments
koment
Te vjen keq te shikosh e te degjosh veprime e reagime te tilla absurde nga studente qe kundershtojne Ligjin e Ri te Arsimit te Larte!!!! Gjithkush ka te drejte te protestoje per dicka qe nuk i pelqen, por forma qe ka zgjedhur kjo studente dhe grupi qe e mbeshtet me duket me pak se nje lajthitje!!! Menyra si ka vepruar ndaj nje autoriteti shteteror eshte absolutisht e papranueshme. Thuajse ne asnje vend te botes nuk ka arsim falas! Le te shohin rrogat qesharake te pedagogeve!!! Po ata nuk kane te drejte te protestojne per rrogat e tyre me pak se 500 euroshe, nderkohe qe koleget e tyre ne Evrope i kane gati 5000 euro?!!! Po ku do te gjenden keto para per ta?!!! Po ata nuk kane te drejte te kene rroga dinjitoze per punen e veshtire dhe cilesore qe bejne?!!! Nese ajo dhe studente te tjere nuk eshte dakord me tarifat e larta te vendosura me VKM apo nga senatet e universiteteteve, ata mund te protestojne per zbatimin e tarifave me te pranueshme per nivelin mesatar te pagave ne Shqiperi dhe nese nuk kane mundesi financiare t’i paguajne ato, te protestojne per venien ne zbatim te neneve te Ligjit te Ri te Arsimit te Larte, qe lidhet me zbatimin konkret te marrveshjeve institutionale midis qeverise, universiteteve dhe bankave te caktuara, per dhenien e kredive studentore me kushte lehtesuese, sipas te gjitha eksperiencave me te mira qe zbatohen sot per studentet e tjere ne te gjitha vendet e zhvilluara. Besoj se kjo do t’i jepte nje zgjidhje reale problemeve te tilla financiare …. e jo protesta te tilla groteske qe nuk te cojne asgjekundi …
Add new comment