bllokimi
Bllokimi në autostradë, shoferët denoncojnë ushtrinë (Video)
Vërshimet e ujit bllokuan autostradën Tiranë-Durrës dhe situata përgjatë rrugës ishte e rënduar në maksimum. Me dhjetëra drejtues mjetesh kishin mbetur të bllokuar. Disa prej tyre shprehin shqetësimet që kanë për kameran e TemA TV për mosndërhyrjen e ushtrisë. Ndërsa kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave tha se do t'i shkohet deri në fund përgjegjësive për bllokimin e autostradës dhe kanalit të kullimit.
Gjykata Federale Australiane urdhëron bllokimin e 127 faqeve online që shfaqin materiale të vjedhura
127 domeine përmes të cilave transmetohen materiale filmike në internet, do të bllokohen. Pala paditëse, Foxtel, një operator legal në këtë sektor, ka fituar gjyqin federal me ISP-të australiane që mundësojnë transmetimin online të materialeve në mënyrë pirate.
Drejtësinë e sollën këtu “gjenitë” e politikës dhe të misioneve ndërkombëtare
Situata e krijuar me gjyqësorin në kontekstin e një reforme të lënë në mes të rrugës, është absurd. Vakancat që po krijohen në disa nivele gjykatash, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, kërkojnë miratimin e Vettingut për të hapur procesin e emërimeve. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, juristi Çlirim Gjata shpjegon se shpresa e mbetur politike për të dalë nga kjo situatë është të pritet nëse marrëveshja Rama – Basha do të zbatohet për reformën kushtetuese.
Më poshtë intervista e Gjatës:
Turqia bllokon aksesin në Wikipedia
Turqia ka bllokuar aksesin e përduresve të internetit në këtë vend në Wikipedia. Bazë për këtë vendim është një ligj që u lejon autoriteteve bllokimin në rast se vlerësohet se faqja përkatëse është e papërshtatshme në përmbajtje apo përbën kërcënim për interesat kombëtare.
“Pas analizave teknike dhe konsiderimeve ligjore...është marrë një masë administrative për faqen wikipedia.org”, thuhet në një deklaratë të entit për telekomunikacionet, raporton Reuters.Akti administrativ do të duhet të paraqitet në gjykatë brenda 24 orëve që mandej ka dy ditë kohë për të vendosur.
Serbia bllokon pa afat linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë
BIRN raportonte dje se linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë po bllokohet pa afat nga Serbia. Sipas rrjetit gazetaresk në fjalë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vlerëson se problem është politik dhe jo teknik, çka kërkon ndërhyrjen dhe aftësinë e qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje.
Zbardhet “komploti” për bllokimin e linjës Shqipëri-Kosovë, Beogradi kërkon licensën për të furnizuar me energji Mitrovicën
Pak ditë më parë ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që zbardhi arsyet pse nuk po vihet në funksionim linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, duke shpresuar që kryeministri Rama të flasë me kancelaren Angela Merkel për ta zgjidhur këtë çështje.
Facebook nis zbatimin e marrëveshjes me Izraelin/Bllokon llogaritë e gazetarëve palestinezë
Editorët e “Shehab News Agency”, me 6.3 milionë ndjekës dhe tre pjsëtarë të “Quds News Network” me 5.1 milionë ndjekës deklarojnë se u janë mbyllur llogaritë në rrjetin social “Facebook”. Sipas tyre nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe për këtë arsye mendohet se rrjeti social po i përmbahet marrëveshjes me Izraelin kundër nxitjeve për luftë dhe urrejtje. Mediat në fjalë janë me seli në West Bank dhe mbulojnë informacione për Palestinën.
Siguria ushqimore/Bllokohen 3 tonë produkte mishi, sallam “Wudy”
Mbi tre tonë sallam “Wudy AIA” është bllokuar nga drejtoria rajonale Tiranë, e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kilogram sallam “Wudy AIA” për mungesë gjurmueshmërie edhe dokumentacioni, në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.
PS-LSI i bllokon ndihmën ekonomike Xhelal Mziut
PS-LSI i bllokon ndihmën ekonomike Xhelal Mziut