Gjykata Federale Australiane urdhëron bllokimin e 127 faqeve online që shfaqin materiale të vjedhura
127 domeine përmes të cilave transmetohen materiale filmike në internet, do të bllokohen. Pala paditëse, Foxtel, një operator legal në këtë sektor, ka fituar gjyqin federal me ISP-të australiane që mundësojnë transmetimin online të materialeve në mënyrë pirate. ISP-të e përfshira janë TPG, Optus dhe Vocus dhe ato kanë 15 ditë në dispozicion për të bllokuar domeinet e asociuara me Yes Movies, Vumoo, Los Movies, Cartoon HD, Putlocker, Watch Series 1, Watch Series 2, Project – FreeTV, ProjectFreeTV, Watch Episodes, Watch Episode Series, Watch TV Series, The Dare TV, Putlocker9.is, Putlocker9.com, 1337x dhe Torlock. Foxtel do të paguaj 50$ australianë komision për çdo domein të bllokuar që do të qëndrojnë kështu për 3 vjet.
Në muajin prill gjykata federale australiane vendosi në favor të Universal Music Australia për të bllokuar Kickass Torrents dhe faqet e që operonin për të duke bllokuar DNS por edhe duke aplikuar çdo mënyrë për të neutralizuar aksesin online te to.
Priateria është kthyer në problem ndërkombëtar dhe dëmton drejtpërdrejt industrinë e prodhimeve legale duke hequr një numër të madh shikuesish që përndryshe do të duhet të paguajnë.
http://www.zdnet.com/article/foxtel-wins-court-case-to-block-over-120-pi...
Add new comment