Turqia bllokon aksesin në Wikipedia
Turqia ka bllokuar aksesin e përduresve të internetit në këtë vend në Wikipedia. Bazë për këtë vendim është një ligj që u lejon autoriteteve bllokimin në rast se vlerësohet se faqja përkatëse është e papërshtatshme në përmbajtje apo përbën kërcënim për interesat kombëtare.
“Pas analizave teknike dhe konsiderimeve ligjore...është marrë një masë administrative për faqen wikipedia.org”, thuhet në një deklaratë të entit për telekomunikacionet, raporton Reuters.Akti administrativ do të duhet të paraqitet në gjykatë brenda 24 orëve që mandej ka dy ditë kohë për të vendosur.
http://www.reuters.com/article/us-turkey-security-internet-wikipedia-idU...
Add new comment