biznesi
Kriza, pasojë e politikës fiskale së qeverisë
Ekonomia është tema kryesore që përcakton edhe ecurinë e qeverisjes aktuale. Ekzekutivi i tanishëm ka paralajmëruar disa masa të forta që synojnë uljen e evazionit dhe informalitetit. Aksioni është karahasuar nga ministri Arben Ahmetaj me aksionin e energjisë, që ktheu në binarë një sektor të tërë. Mbetet e paqartë nëse kjo nismë do të ketë efek apo jo, sikurse mbetet e paqartë nëse qeveria ka ndërmend të rishikojë politikën fiskale apo jo. Kjo kërkesë shtrohet nga disa ekspertë, por edhe nga opozita.
Spostohet Shkëlqim Cani. Edhe për financat flet Ahmetaj
“Të mos vjedhim më njëri-tjetrin”. Me këtë mesazh u shfaq sot oara mediave ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj, i cili konfirmoi nisjen e reformave për luftën kundër evazionit dhe informalitetit. Sipas tij “1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë”. “Qeveria është e vendosur për të luftuar evazionin fiscal me të njëjtën vendosmëri sikundër luftoi paligjshmërinë në sektorin energjitik. Nëse dikush thotë se pse nuk e nisët këtë aksion që në fillim, mund t’i them që ajo që trashëguam nga Qeveria paraardhëse ishte një situatë në buzë të greminës.
Gjykata Administrative, numër i lartë çështjesh dhe kalim afatesh
Nuk është vetëm Gjykata e Lartë që vonon shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Edhe gjykatat administrative po shfaqin vonesa në trajtimin e çështjeve të kërkuara nga biznesi. Revista “Monitor” shkruan se “rreth 71%% e bizneseve e kanë vlerësuar pozitivisht dhe hap përpara krijimin e gjykatave administrative, por mbi 80% e tyre kanë shprehur pakënaqësi për shpejtësinë e gjykimit”. Kjo edhe si pasojë e numrit të lartë të çështjeve të regjistruara.
"Editoriali i zhgënjimit"/Kontrata: Nuk ju kemi ngarë, ndaj mos na ngisni
Si duhet kuptuar aksioni i paralajmëruar i qeverisë kundër informalitetit? A do t’i ngjajë ai aksionit për energjinë elektrike, i cili penalizoi vetëm kategorinë më të varfër të shqiptarëve? Është ende herët për ta thënë, por ka disa sinjale që flasin se sërish në qendër të goditjes do të jenë më të vegjlit, më të pambrojturit dhe ata që mund të ndëshkohen për një gabim të vetëm, ndonëse detyrimet i shlyejnë. Jemi në fushën e hamendësimeve, por kur vjen puna tek ekonomia, çdo deklaratë e qeverisë krijon efekte psikologjike.
Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet
Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin".
Për luftën kundër evazionit fiskal në ditët e nxehta të gushtit
Qeveria po përgatitet të hartojë një ligj të rreptë kundër evazionit fiskal, ku ndër të tjera parashikohet deri dënim me burg për ata individë që nuk kanë kasë fiskale apo nuk lëshojnë kupon tatimor në bizneset e tyre. Por edhe kjo betejë e madhe e shpallur nga kryeministri duket se është në vazhdën e masave ndëshkimore dhe jo të reformave të strukturuara. Kërcënimi me burg nuk mund të kompensojë gropën e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave dhe as dështimin e nënshkrimit të kontratës me FMN.
Dhoma Britanike e Tregtisë: Fushata ndaj biznesit në shtator, pa vlerë. Duhen kushte të barabarta për të gjithë
Për Dhomën Britanike e Tregtisë, aksioni ndaj informalitetit në biznes që pritet të fillojë qeveria pas pushimeve, është një gjest pa shumë vlerë. Siç raporton ABC News, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët prej kohësh kërkojnë të luftohet informaliteti, mendojnë se kjo nuk mund të realizohet me aksione. Për këtë arsye Dhoma Britanike mendon se qeveria është ende në kohë të rishikojë paketën fiskale.