Biba
Në rrugën e delirit/Presidenti dështoi të sillej si garant i Kushtetutës. Ne jemi shumica e ndriçuar
Sot Komisioni Qendror ka miratuar tabelën përfundimtare të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryetari i vetshpallur i këtij komisioni, Denar Bib aka mbajtur një fjalë përmes së cilës në vend se t’i përgjigjet detyrës së vet si një teknicien ka vendosur të shpalosë gjykimin e vet mbi procesin zgjedhor dhe institucionet e përfshira në të.
Shumica e ndriçuar në KQZ, me vetëdije zgjodhi rrugën e vështirë e të pashkelur të qëndresës përballë paligjshmërisë
është shprehur Biba.
KQZ-ja kreative refuzon hapjen e kutive
Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë një kërkesë të kryetarit Klement Zguri për hapjen e kutive dhe hetimin administrativ të shifrave që KQZ publikoi për zgjedhjet lokale.
Zguri bëri këtë parashtrim:
Pafajësia e Bibës, Gjykata: Nuk provohet...elementi intelektual dhe ai volutiv
Në datën 15 shkurt Gjykata e Rrethir Gjyqsor Tiranë vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë së këtij rrethi për pushimin e çështjes penale nr. 7581 të vitit 2018 ndaj Denar Bibës, akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Gjykata përmes gjyqtarit Erjon Bani ka çmuar se Biba është i pafajshëm për akuzën që i bëhet e që ka të bëjë me audiopërgjimin e kryer mes tij dhe Ledi Biankut, gjyqtar në Strasburg.
Pazari Rama-Basha: Arjan Bylykbashi emërohet në krye të hipotekave. Dorëhiqet edhe numri dy i KQZ-së
Pazari Rama –Basha po ecën sahat. Sot kryeministri ka firmosur caktimin në detyrën e Kryeregjistruesit Arjan Bylykbashi, një person me karrierë në administratë. Ai është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi dhe vjen në detyrë si “teknik”(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=104621).
Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar, duke e lënë vendin vakant.
Hetimi ndaj KQZ për rastin Prenga, Biba “shet” administratën
Oficerë të Prokurorisë do të sekuestrojnë dokumentacionin e Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me rastin e deputetit Armando Prenga. Ndaj KQZ-së Prokuroria ka hapur një procedim penal pasi konsideron se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka vepruar sipas ligjit në rastin e deputetit socialist, i cili sipas saj duhej kallzuar penalisht pasi në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar një vendim të formës së prerë të marrë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kreu i KQZ-së: Votimi elektronik kërkon 2 vjet
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ka deklaruar thuajse të pamundur realizimin e votimit elektronik për zgjedhjet e qershorit 2017. Gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore pikërisht për këtë qëllim Biba tha ndër të tjera:
Kreu i ri i KQZ, Biba: Nuk kemi kohë për votim elektronik, këtu njerëzit dhe teknologjia janë të pabesueshëm
Që prej javës së kaluar Denar Biba ka marrë në dorë drejtimin e KQZ-së, ku për efekt të numrave mazhoranca nuk e pati të vështirë ta kalojë në parlament edhe pa konsensusin e opozitës.