Hetimi ndaj KQZ për rastin Prenga, Biba “shet” administratën
Oficerë të Prokurorisë do të sekuestrojnë dokumentacionin e Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me rastin e deputetit Armando Prenga. Ndaj KQZ-së Prokuroria ka hapur një procedim penal pasi konsideron se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka vepruar sipas ligjit në rastin e deputetit socialist, i cili sipas saj duhej kallzuar penalisht pasi në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar një vendim të formës së prerë të marrë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Prokuroria thotë se KQZ nuk ka përmbushur detyrimin ligjor edhe pse ishte në dijeni të këtij fakti. Po ashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie.
Por sipas KQZ deputetët për të cilën bën fjalë Prokuroria kanë dënime me vendim të formës së prerë, të cilat nuk përfshihen në ligjin e dekrimanlizimit dhe së të tillë mosdeklarimi nuk konsiderohet fshehje. E kontaktuar nga Respublica zëdhënësja e këtij institucionin sqaroi se procedimi penal është bërë ndaj institucionit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe “afekton në mënyrë të drejtëpërdrejtë strukturën e posaçme që merret me verifikimin e formularëve të dekriminalizimit, dhe jo trupën e KQZ-së, e cila shqyrton raportin që i shkon nga Drejtoria Jurdike e Kuvendit.
Add new comment